Komuna e Bujanocit kërkon me ngulm nënshkrimin e marrëveshjes, ja çka i thotë portali Titulli!
Lokale

Komuna e Bujanocit kërkon me ngulm nënshkrimin e marrëveshjes, ja çka i thotë portali Titulli!

20.Mar.2014 16:23
0
Komuna e Bujanocit
Kabineti i kryetarit të komunës
INFORMATË 

Komuna e Bujanocit me  prioritet të  partneritetit të  mirëfilltë publiko-privat 

Bashkëpunimi i komunës së Bujanocit me sektorin privat mbetet koncept i pashmangshëm dhe prioritar për zhvillimin e shoqërisë tonë duke e pasur parasysh se është ky një potencial i pashfrytëzuar në masë të nevojshme. Komuna jonë në dy vitet e fundit përkushtim të veçant po i kushton bashkëpunimit dhe partneritetit me sektorin privat, pa dallim, me të gjitha veprimtaritë legale të cilat janë të regjistruara. Një vëmendje të posaçme i kemi kushtuar bashkëpunimit të sinqertë dhe profesional edhe me mediumet elektronike dhe ato të shkruara të cilat ndodhen në pronësi private, duke qenë të hapur  dhe maksimalisht transparent ndaj tyre, për dy arsye. E para duke respektuar veprimtarinë e tyre e cila është e pazëvendësueshme dhe shumë specifike për kontributin që  jep për zhvillimin e një shoqërie moderne në trendeve botërore, dhe e dyta, duke  pasur parasysh  obligimin tonë që qytetarëve të komunës së Bujanocit por edhe më gjerë, përmes këtyre mediumeve, ti  plasojmë  informacionet për  të gjitha aktivitet që kryen nga administrata lokale. Poashtu është e nevojshme të potencojmë se komuna e Bujanocit është një ndër komunat e vetme të rajonit e cila i paguan të gjitha shërbimet që kryen nga  mediumet private për nevojat e  administratës lokale, ndërmarrjeve publike dhe të gjitha institucioneve tjera ku themelues është komuna. Kjo arrihet sipas procedures  ligjore duke nënshkruar  kontrata bashkëpunimi me çdo medium veç e veç, edhe ate në nivel vjetor. Përvojat tregojnë se një bashkëpunim të tillë çfarë e zbaton komuna e Bujanocit me mediumet private nuk e praktikojnë as komunat  e rajonit të cilat disponojnë  me buxhete  shumë më të mëdha se ky i yni. Me  këtë rast e informojmë  opinionin e gjerë se edhe për këtë vit  praktikojmë të njëjtën gjë, duke i ofruar bashkëpunim  gjitha mediumeve private, si  atyre të shkruara ashtu dhe elektronike me një pagesë serioze krahasuar me rrethanat në të cilat funksionojmë si shoqëri, ku disa medium vetëm se kanë firmosur kontratat e tyre. Megjithatë, disa mediume elektronike, veb portale për momentin po e refuzojnë ofertën tonë për  firmosjen e marrëveshjes për bashkëpunim, me pretekst se vlera financiare e paraparë për ta nuk është e mjaftueshme. Rasti më flagrant është me portalin “Titulli” i cili  mjetet financiare të parapara për ta me vendimin  e Këshillit Komunal po i cilëson si jo të mjaftueshme. Ne si administratë komunale i bëjmë ftesë publike këtij mediumi, për të cilin poashtu kemi respekt dhe konsideratë të sinqert për punën e tyre që e bëjnë për informimin e shpejt dhe të drejt në interes të qytetarëve të komunës tonë por edhe më gjerë,  që t’i  nënshtrohemi procedurës për nënshkrimin e kontratës për bashkëpunim, gjithnjë duke u bazuar në mundësitë financiare të cilat i lejon buxheti aktual i komunës tonë. Poashtu, vlen ta përmendim se administrata lokale e komunës së Bujanocit nuk është e interesuar ta  ndërpres bashkëpunimin me asnjë medium lokal, qoftë  ai elektronik apo i shkruar, i vogël apo i madh.
Bujanoc :  20.03.2014
Shefi i kabineti të kryetarit të komunës
Arbër Pajaziti 
 
***************************************************************************************************************************************************************
TitulliSqarim i Portalit Informativ-TITULLI   Portali Informativ-TITULLI  është një medium privat i themeluar nga një grup i njerëzve të medias  në Bujanoc që ka për qëllim prezantimin e realitetit shoqërorë në Luginë dhe transmetimin e informacioneve tek opinioni i gjerë në mënyrë të saktë dhe objektive. Lidhur me informatën e lëshuar nga kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit me titull “ Komuna e Bujanocit me  prioritet të  partneritetit të  mirëfilltë publiko-privat”,  menaxhmenti i portalit informativ TITULLI vlerëson se mënyra e qasjes publike të kabinetit të kryetarit Nagip Arifi ndaj ofertës për financimin e mediave private lokale është një metodë joserioze dhe me prapavijë të ulët politike. Portali Informativ TITULLI i ka bërë kërkesë këshillit komunal të Bujanocit për ndarje të mjeteve financiare për vitin 2014 për promovimin e aktiviteteve të administratës komunale dhe ndërmarrjeve publike lokale.Vlera e ndarë për Portalin Informativ-TITULLI nga vendimi i fundit i këshillit komunal të Bujanocit është e papranueshme dhe jo e arsyeshme për mediumin në fjalë për këto arsye:
  • TITULLI është i vetmi medium online në Luginë që ka redaksi të regjistruar dhe objekt veprimi (zyrë) e paguan qiranë dhe të gjitha shpenzimet tjera të obligueshme dhe që shton koston e shpenzimeve mujore dhe vjetore.
  • Mjetet e ofruara nga buxheti komunal nuk i plotësojnë nevojat elementare financiare për t’i ofruar shërbimet mediale që kërkon qeverisja lokale e Bujanocit.
  • Ndarje jo reale e buxhetit për mediat lokale duke stimuluar edhe mediat ilegale dhe jo produktive që bëjnë gjithnjë propagandë në favor të qeverisjes lokale dhe në këtë mënyrë këto media i largohen qëllimit kryesorë të ekzistimit dhe funksionimit të gazetarisë.
  • Ndarje shuma të konsiderueshme të mjeteve financiare për mediat që nuk kanë prodhim të redaksisë së tyre por huazojnë (vjedhin) shkrimet e gazetarëve lokal pa kurrfarë të drejte.
  • Nga buxheti komunal në vitin 2013 ka ndarë mjete financiare për portale ilegale dhe duke lëshuar mjete të parasë publike në llogari fizike të personave nga këto media që është në kundërshtim më çdo ligj në fuqi.
  • Më buxhetin e vitit 2014 për financimin e mediave lokale ka vazhduar të stimulojë mediat që nuk prodhojnë asnjë vlerë të gazetarisë (përveç vjedhjes dhe propagandës së partisë në pushtet).
Redaksia e Portalit Informativ TITULLI është një dritare e informimit në këtë rajon që promovon fjalën e lirë e përkrahë proceset pozitive dhe integruese të shoqërisë sonë. Ky medium vazhdon të jetë zë i fuqishëm i shqetësimeve të qytetarëve dhe deri më sot nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë asnjëherë që politika redaktuese të drejtohet nga interesat e partive politike, qofshin në pushtet apo në opozitë. Qasja publike përmes kumtesës së  kabinetit të kryetarit Nagip Arifi,  të shpërndarë edhe në mediumet tjera në Luginë, në vete paraqet një kërcënim publik ndaj medias sonë dhe fjalës së lirë në përgjithësi. Është me rëndësi për opinionin se TITULLI shumë shpejt do të hapë një rubrikë të veçantë në webfaqen www.titulli.com ku qytetarët do të kenë mundësin të  paraqesin të gjitha shqetësimet  dhe shkeljet e të drejtave të tyre në punë, administratë, infrastrukturë, planë urbanistik dhe institucione shtetërore. Gjithashtu vlen të theksohet se TITULLI është medium privat dhe administrata komunale  Bujanocit nuk e ka të obliguar të financojë pjesërisht këtë medium nga buxheti komunal. /Titulli.com/          
 
PVD do ta shqyrtojë mundësinë e futjes në qeverin e re (video)
Ushtria amerikane qëndron në Luginë, takon liderët (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration