titulli.com
Lokale

USAID mbështet projektet e komunës së Bujanocit (video)

27.Jul.2012 14:48
0

“Organizata Amerikane shumë e kënaqur me intensitetin e punimeve në Bujanoc”, kështu tha udhëheqësi i delegacionit të USAID-it Patrik Omahoni, gjatë takimit të sotëm me kryetarin  e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin.

“Erdhëm të diskutojmë dhe mbështesim kryetarin në projektet e kësaj komune”, tha në fillim të prononcimit për media Patrik Omahoni, drejtor i projektit të USAID-it “Për Zhvillim të Qëndrueshëm Lokal”, raporton Titulli. Qëllimi kryesor i takimit ishte të bisedohet për vazhdën e projektit “Për Zhvillim të Qëndrueshëm Lokal”, projekt ky që ka filluar të realizohet që një vit, ndërsa do të zgjasë edhe tre vite të ardhshme. Omahoni mbeti i impresionuar me punën e stafit të kryetarit të komunës, duke thënë në konferencë se “ky ekip ka një vizion të qartë për të ecur para, duke i dhënë përparësi projekteve të cilat janë me prioritet për qytetarët e komunës së Bujanocit , duke shfrytëzuar edhe programin e USAID-it”. Kryetari i komunës falënderoi përfaqësuesin e USAID-it për mbështetjen që i jep kjo organizatë si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arifi tha se komuna e Bujanocit ka paraparë 5 milionë dinarë për punësimin e të rinjve, ndërsa deri tani janë ndarë rreth 7 milionë dinarë për zhvillimin bujqësisë si dhe në buxhet janë edhe 3 milionë dinarë për të subvencionuar prodhuesit e duhanit. “Ende nuk kemi filluar me implementim, shpresoj që nga dita e sotit situata do të jetë në favor, pasi që zyra jonë për zhvillim ekonomik ka ngecë për shkak të njerëzve që kanë punuar aty. Ne këtë zyre që nga muaji gusht do ta forcojmë me personel të ri dhe do të ketë një bashkëpunim më të mirë”, tha Arifi pas takimit. Programi “Për Zhvillim të Qëndrueshëm Lokal” zbatohet në katër komuna të rrethit të Pçinjës: Bujanoc, Preshevë, Vranjë dhe në Vlladiçin Han./Titulli.com/ http://youtu.be/VH0FiQIsRSw
Lugina do të bëhet edhe me një rrugë të asfaltuar për në Kosovë (video)
Reagim: Seanca spekulative
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration