titulli.com
Lokale

Urime për Ramazanin nga OVL, Komuna Preshevës dhe KKSH

20.Jul.2012 21:06
0
Shoqata e Veteranëve të luftës së UÇPMB-së të gjithë motrave dhe vëllezërve i uron muajin e shenjtë të ramazanit. Njëherit i uron që ky muaj të jetë i pastrimit shpirtëror, moral dhe vëllazëror. Kryesia e organizatës së veteranëve të UÇPMB-së njëherë shfrytëzon rastin që të falënderoj një kryefamiljar nga Tërnava i cili kishte shprehur gatishmëri që zekatin vjetor prej 1100 franga zvicerane të i dorëzoj në zyre të OVL-së së UÇPMB-së,  në Preshevë e që këto mjete të  i ndahen familjeve të dëshmorëve të UÇPMB-së, veçmas këtyre familjarëve që janë në nevojë. Shpresojmë që edhe ju vëllezër e motra që këtë muaj ta kaloni me lutje, agjërim dhe aksione humanitare duke i dalur në ndihmë të gjithë familjeve në nevojë. Kjo është që ti bënë njerëzit më të afruar mes vete duke i harruar ngatërresat e deri tanishme mes vete. Preshevë, nga kryesia e OVL  së UÇPMB-së ***************************************************************************************************************************************************************** Sot besimtarët mysliman nisën muajin e agjërimit të bekuar të ramazanit, ndaj kam nderin, kënaqësinë dhe privilegjin që në emër të kryetarit të komunës së Preshevës dhe në emrin tim personal  të iu drejtohem me përgëzimet më të mira duke iu dëshiruar agjërim të lehtë. Agjërimi i muajit të ramazanit është një iradet që bartë në vete urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin. Ramazani i sivjetshëm për ne ka një një rëndësi të veçantë, nga se jemi në vitin jubilar të Pavarësisë së shqiptarëve. Uroj që agjërimi ,lutjet dhe ibadetet e myslimanëve gjatë muajit të ramazanit të jenë të pranuara. Preshevë, 20 Korrik, 20012, Kryetari i Komunës së Preshevës dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa. ***************************************************************************************************************************************************************** Të nderuar vëllezër dhe motra; Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryetari Galip Beqiri në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i uron të gjithë besimtarët mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit. Uroj që ky muaj të sjell paqe, shëndet, harmoni, begati dhe lusim All-llahun e Plotfuqishëm që të na e lehtësojë agjërimin dhe të na i pranojë veprat e mira. Në Emër Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit  Paqan Qoft Mbi Ju. Këshilli Kombëtar Shqiptar.  
Qeverisje multietnike edhe në Medvegjë, shqiptarët fituan kryetarin e kuvendit
Do të rinovohet dhe më pas do të mbyllet deponia në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration