titulli.com
Lokale

Do të rinovohet dhe më pas do të mbyllet deponia në Bujanoc

20.Jul.2012 20:52
0
Drejtorati për Ndërtim në Bujanoc ka fituar një projekt nga Ministria e mbrojtjes së mjedisit, minierave dhe planifikimit hapësinor me vlerë prej 8 milionë 570 mijë dinarë. Në këtë projekt është përfshirë renovimi i deponisë së qytetit dhe njëherit edhe mbylljen e saj sepse ka shkaktuar dëme në sferën e ndotjes së ambientit. Agim Haliti drejtor i Drejtoratit për Ndërtim për Televizionin e Bujanocit ka thënë se punët e këtij renovimit do të kryhen brenda dy muajve dhe mbeturinat do të barten në shtratin e lumit të fshatit Tërnoc, deri sa të bëhet renovimi i kësaj deponie, transmeton Titulli. “Ky është një projekt për sanimin e kësaj deponie dhe definitivisht mbylljen e kësaj deponie sepse na ka shkaktuar dëme dhe ka ndotur ambientin. Ky hap u ndërmor, duke iu falënderuar Ministrisë së mbrojtjes se mjedisit, minierave dhe planifikimit hapësinor. Ky projekt kap vlerën prej 8.570.000 dinarë”, ka thënë Haliti. Sipas Halitit punët janë në fazën e shtypjes dhe mbulimit të mbeturinave dhe do të jetë me pas faza e shpërndarjes së glinës dhe në fund pjesa finale të mbyllet kjo deponi. Punëkryerësi i kësaj deponie është ndërmarrja “Zoki putevi” nga Vranja./Titulli.com/
Urime për Ramazanin nga OVL, Komuna Preshevës dhe KKSH
RTV Bujanoci, objekt i akuzave të korrupsionit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration