Universiteti Internacional shënon 1 vjetorin e themelimit në Preshevë (video)
Universiteti Internacional i Novi Pazarit-Dega në Preshevë ka shënuar 1 vjetorin e themelimit dhe funksionimit të tij në Luginë të Preshevës.
Përfaqësues të këtij universiteti dhe drejtues të kësaj dege vlerësuan se përmes shkollimit do t’i kontribuojmë më mirë vendit dhe qytetarëve të këtij rajoni pa dallim të përkatësisë etnike e fetare.
Dega e Universitetit Internacional në Preshevë ka nisur punën në Tetor të vitit 2014 dhe në mënyrë solmene është hapur viti shkollor akademik.
Kujtim Sadriu, koordinator i këtij universiteti në Preshevë ka deklaruar se deri te realizimi i këtij projekti ka hasur në pengesa dhe sfida të mëdha mirëpo falë vullnetit të madh ai është jetësuar./Titulli.com/