Universiteti i Evropës Juglindore hap dyert për maturantët nga Lugina e Preshevës
Lokale

Universiteti i Evropës Juglindore hap dyert për maturantët nga Lugina e Preshevës

13.May.2020 09:04
0

Edhe sivjet Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore hap dyert për maturantët nga Lugina duke ofruar një gamë të gjerë të programeve studimore të nivelit deridiplomik (BA-Bachelor). Programet mundësojnë fitimin e njohurive dhe kompetencave në të gjitha aspektet e menaxhimit të institucioneve dhe të politikave publike, duke synuar krijimin e një kuadri me ekspertizë, vlera dhe njohuri që të udhëheq me organizata në sektorin publik, jofitimprurës dhe privat duke ndërtuar kompetencat e të diplomuarve për tregun lokal, regjional dhe ndërkombëtar të punës. 

Programet që ofrohen në vitin 2020/2021:

  • Menaxhmenti Publik dhe Administratë
  • Shkencat Politike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare
  • Punë dhe Politikë Sociale 

Risia e ofertës këtë vit janë bursat meritore për studentet e FSHSHB dhe mundësia për qëndrim semestral në universitetet evropiane në kuadër të programeve ERASMUS dhe njohja ndërkomëbtare e diplomave të UEJL.

Për më tepër informata dhe kontakte, vizitoni linqet e FSHSHB-së: 

https://www.facebook.com/CSSFaculty/videos/faculty-of-contemporary-social-sciences/2868948029841700/ 

https://www.seeu.edu.mk/en/faculties/css  

https://www.seeu.edu.mk/en/faculties/css

Serbia hap kufijtë me disa vende të rajonit më 1 qershor, testi i obligueshëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration