Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Vizita historike në Preshevën e ‘bojkotuar’
Lokale

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Vizita historike në Preshevën e ‘bojkotuar’

24.Feb.2020 12:41
0

“Ditët e Miqësisë” së gazetarëve shqiptarë, një organizim i degës së Unionit të Gazetarëve shqiptarë të Elbasanit në bashkëpunim me shoqatën “ResEgnatia”, në edicionin e tyre të 8-të, u shpërngulën në Shkup, e më pas në Preshevë e Bujanoc, raporton newsbomb.al. 

U konsiderua një vizitë historike kjo e thuajse 70 gazetarëve shqiptarë nga qytete të ndryshme të vendit, mbështetur nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me përfaqësues nga Kukësi, Shkodra, Tirana, Elbasani, Durrësi, Berati, Fieri, Lezha, etj, dhe siç u shpreh kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, ishte një vizitë e vonuar.

“Nuk ishte e paqëllimtë organizimi në Preshevë. Ne kemi qenë më parë nëpër Shqipëri, ditën e miqësisë e kemi qarkulluar në qytetet tona. Vitin e kaluar, vazhduam në Ulqin, dhe këtë vit mirëpritëm kërkesën e gazetaëve të Preshevës, qoftë Valon Gashit që na kërkuan ta organizonim ditën e Miqësisë në Preshevë. Jemi të gjithë të emocionuar për një vizitë të tillë” tha në fillim të aktivitetit Besim Dybeli, kreu I Unionit të Gazetarëve të Elbasanit.

Xhimi Vila, drejtues i shoqatës “ResEgnatia” që u mor me detajet e organizimit ishte më konkret. “Kemi organizuar takime me drejtuesit vendore në Preshevë e Bujanoc. Aty gazetarët shqiptarë do të njihen me hallet dhe problemet e këtij minoriteti shqiptar në Serbi, aty ku shqiptarët mbeten si jetimë, duke u kujtuar autoriteteve se me fjalën dhe zërin e tyre, do të bëjmë “rrëmujë” për të hedhur sado pak vështrimin në këtë zonë që konsiderohet si “Çameria e dytë”, tha ai, raporton newsbomb.al.

“Pas Preshevës çdo moment edhe në Bujanoc presim të zbarkojnë rreth 100 Gazetarë, Kameraman dhe Media Shqipëtare shumica prej tyre për herë të parë vizitë këtyre trojeve.

Nga fillimi i aktivitetit në Shkup, autobuzi i gazetarëve shqiptarë udhëtoi drejt kufirit me Serbinë. Dhe autoritetet kufitare e kishin marrë informacionin, kështu që nuk kishte probleme në udhëtim. E më pas, autobuzi ndalet në komunën e Preshevës, ku edhe pse ditë e shtunë, kryetari Shqiprim Arifi. Në sallën e mbledhjeve të Komunës, takimi duhet të zgjaste veç një orë. Por kishte kaq shumë pyetje dhe konstatime, sa takimi vazhdoi përtej axhendës së përcaktuar, raporton newsbomb.al.

Ditën tjetër takimet u zhvendosën në Bujanoc, aty ku gazetarët shqiptarë u pritën nga kryetari I Komunës, Shaip Kamberi. “Ishin 60 gazetarë nga shumë mediume të Shqipërisë të cilët, sot, vizituan Luginën e Preshevës. Në Bujanoc pata rastin që në, bashkëbisedim t’i njoftoj për problematikën aktuale dhe zgjidhjet e mundshme në kuadër të bisedimeve dhe marrëveshjes eventuale Kosovë- Serbi” tha ai në takim.

“Sot, pata nderin e veçantë të bashkëbisedoj me kryetarin z. Aleksandër Çipa dhe me perfaqësuesit tjerë të Unionit të Gazetarëve Shqiptar. Theksova nevojën e ndërkomunikimit më intensiv dhe falënderova për vizitën në Luginën e Preshevës. UGSH është nga organizatat e rralla që ka edhe dimensionin e përfshirjes së gazetarëve nga Lugina për çfarë edhe shpreha mirënjohjen për këtë dhe sensibilizimin e çështjes së Luginës në Shqipëri” shkrun Ragmi Mustafa i Këshillit Nacional të Preshevës.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes në Bujanoc, nga Beogradi, udhëtuan 400 kilometra për të ndjekur nga afër këtë aktivitet, edhe ambasadori shqiptar në Beograd Ilir Boçka dhe zv.ambasadori Virgjil Muçi. Dy personalitetet vlerësuan po ashtu iniciativën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, si e para organizatë gazetarësh që ka kthyer vëmendjen nga Lugina e Preshevës. Kërkuan që nëpërmjet artikujve dhe përjetimeve të tyre, gazetarët, të merrnin me vete për në Shqipëri një copë Presheve, duke u kërkuar shqiptarëve si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, që të kthejnë sytë nga zona e harruar e Preshevës.

Pas tre ditëve të qëndrimit në Preshevë, një tjetër angazhim u mor nga gazetarët shqiptarë. Historia ka qenë e padrejtë me shqiptarët e Luginës, por, kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë rikthim të vëmendjes me shkrime e artikuj ndërgjegjësues e shigjetues për autoritetet shqiptare.

87472056_516665239270309_1809913503595626496_n.jpg85142642_214794946243677_1597504822230122496_n.jpg87267148_205597154143362_7911331155096371200_n.jpg85166003_237430493948091_561060030372118528_n.jpg

 
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration