UGLP dënon therjen e gazetarit të "KlanKosova"
Lokale

UGLP dënon therjen e gazetarit të "KlanKosova"

29.Oct.2014 18:04
0
Unioni i Gazetareve të Luginës së Preshevës (UGLP) dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit të televizionit "KLAN Kosova", Milot Hasimja në vendin e tij të punës. Unioni me këtë rast solidarizohet me mbi 100 kolegët gazetarë nga Kosova të cilët protestuan kundër dhunës ndaj gazetarëve.

UGLP vlerëson se rasti i sulmit të gazetarit Milot Hasimja duhet sa më shpejtë të procesohet nga organet kosovare të drejtësisë dhe të shërbejë si pikë kthese për krijimin e sigurisë në punën e shenjtë të gazetarëve.

"Rasti i therjes me thikë të gazetarit Hasimja derisa ishte duke punuar, dëshmon për ambientin e pasigurtë në të cilin punojnë gazetarët, jo vetëm në Kosovë por edhe në Luginën e Preshevës", thuhet në kumtesën e UGLP-së.

UGLP kërkon që të ndërpriten kërcënimet, presionet dhe të gjithë format e shantazheve politike ndaj gazetarëve. Përderisa autorët dhe frymëzuesit nuk hetohen dhe ndëshkohen; ky trend shqetësues në rritje vetëm se do të përkeqësohet. Si në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni; edhe në Luginën e Preshevës, gazetarët vendorë ballafaqohen vazhdimisht me presione të këtilla, që e pengojnë ushtrimin e profesionit të gazetarëve për të raportuar në mënyrë profesionale./Titulli.com/

Ekskluzive: Në Konçul vota më shumë se votues, anulohet votimi
Halimi: Koalicioni ka siguruar më shumë vota, mirëpo nuk jam i kënaqur
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration