UDSH: Jonuz Musliu alias “Rrahmon Morina”
Lokale

UDSH: Jonuz Musliu alias “Rrahmon Morina”

17.May.2013 18:40
0
Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) në Bujanoc ka reaguar përmes një letre me rastin e vendosjes në krye të Kuvendit Komunal, liderin e Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), Jonuz Muliun Ky subjekt politik që deri dje ishte në koalicion opozitar me partinë e Musliut, akuzon këtë të fundit për shkelje të marrëveshjes së 6 qershorit të vitit të kaluar. “Unioni Demokratik Shqiptar reagon ndaj këtyre veprimeve të pa dinjitetshme. Sot Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), në krye me Jonuz Musliun shkeli marrëveshjen e arritur më 6 qershor 2012 në mes subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Bujanoc, përkatësisht në mes të UDSH-së, PVD-së dhe LPD-së”, thuhet në reagimin e UDSH-së dega në Bujanoc. “Marrëveshja e përbashkët e 6 qershorit kishte për synim “bashkëveprim politik Brenda përbërjes së Kuvendit komunal në Bujanoc, me qëllim të mbrojtjes të interesave jetësore të shqiptarëve në komunën e Bujanocit”. UDSH shtron pyetjen: vallë si mundë të mbrohen interesat jetike të popullatës shqiptare duke u bashkuar me faktorin politik serbë, i cili shekuj me radhë në thelb ka shfarosjen e substancës kombëtare shqiptare? “Pikërisht, Jonuz Musliu alias “Rrahmon Morina” i Luginës e trashi akullin duke vulosur fatin e popullatës shqiptare të këtyre hapësirave, duke u bërë paterica e shqip-folësit Nagip Arifi”, shkruan reagimi. Ky subjekt politik shqiptar i cili në Kuvendin e Bujanocit ka tre ulëse thotë se Jonuz Musliu me futjen e tij në koalicionin e pushtetit lokal ka shkelur mbi gjakun e dëshmorëve. “Atëherë kur, ane e mbanë trojeve shqiptare përkujtojnë veprën e lavdishme të UÇPMB-së, gjithë sakrificën e popullit shqiptar autokton. Ai u bë servil i politikës ditore, vetëm për qëllim të ruajtjes së interesave të tij personal dhe të klanit të ngushtë”, thotë në fund reagimi i UDSH-së. Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal shumica e këshilltarëve e votuan Jonuz Musliun për kryetar të Kuvendit Komunal pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm Hajredin Hyda. Ndryshe, emërimit të Musliut në këtë postë i paraprinë marrëveshja e arritur për koalicion në mes të Partisë Demokratike të Nagip Arifit dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik./Titulli.com/ [caption id="attachment_73000" align="aligncenter" width="467"]marreveshja LPD-PVD-UDSH Marreveshja e 6 qershorit e opozites se atehereshme shqiptare ne Bujanoc[/caption]
Ilmi Ibrahimi kthehet drejtor me masa të dhunshme
Ndryshon qeverisja lokale e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration