U shënua solemnisht 20 vjetori i aktivitetit të Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoci dhe Medvegjë
Në Zollikon afër Zürichut është solemnisht u shënua 20 vjetori i aktivitetit te suksesshëm të Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.Në prani të një numri të madh qytetarësh të Luginës dhe anëtarë e simpatizues të Fondit, u shfaq edhe një program i pasur kulturorë artistik.
Programi u hap me Himnin e kombëtar të ekzekutuar me mjeshtri në violina nga vllezërit Arbnor dhe Rrezart Kuçi.
Në emër të organizatorit foli kyetari i Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ahmet Bektashi i cili elaboroi për aktivitetin ndërsa për të arriturat në pika të shkurtra foli nënkryetari Skender Memishi.
Kryesia e Fondit ndau dhe mirënjohje për aktivistët e dalluar.
“Anëtarë nderi” u shpallën gjashtë anëtarë, të cilët vazhdimisht kanë përkrahur e mbështetur Fondin në forma të ndryshme falë të cilëve Fondi ka shënuar zhvillim.
“Anëtarë i dalluar” Fondi i shpërbleu ata anëtarë të cilët kanë ndërtuar shtëpi apo kanë kontribuar me shuma të konsiderueshme në kuadër të aksionit për ndërtimin e 100 shtëpive.
Nuk u harruan as sponsorët emrat e të cilëve u lexuan para të pranishmëve duke ju falënderuar për përkrahje.
Gjatë gjithë Kohës, programi u përcoll me pika muzikore nga artistë të zhanreve të ndryshme.
Gjithashtu dhe rrapsodi nga Lugina, Hekuran Rexhepi me dy fëmijët e tij, vajzën dhe djalin i kënduan Luginës por dhe ditës së flamurit.
Mjaftë tërheqëse dhe interesante për publikun dhe të pranishmit ishte luajtja në kitarë e profesionistit, zviceranit, Ernst Ëeber. Ai gjithashtu përcolli në kitarë dhe ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve dhe dekoratave me çka dhe përfundoi pjesa zyrtare e këtij manifestimi të rëndësishëm të aktivitetit të Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Në pjesën e dytë të programit këngëtarja e njohur nga Shqipëria,Olgera Lleshi i argëtoi të pranishmit me këngë të cilët e përcollën me ovacione dhe duke vallëzuar.
Në fund, për TV Syri Blue, përgjegjësit e fondit folën për Fondin dhe organizimin e këtij Manifestimi kulturorë.
Nexhat Abdiu