100 mijë euro subvencione për zhvillim të ndërmarrësisë në komunën e Bujanocit (video)
Subvencionet për stimulimin e ndërmarrësisë lokale nga komuna e Bujanocit prezantohen si mundësi për zhvillimin e bizneseve të vogla e të mesme apo edhe hapjen e biznese të reja përmes së cilave planifikohet të zbutet papunësia tek banorët.Përfaqësuesit e zyrës për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc thonë se nga buxheti komunal për vitin 2017 janë ndarë 11 milion e 620 mijë dinarë prej të cilëve kanë përfituar mbështetje 79 ndërmarrje me qëllim të zgjerimit të biznesit apo edhe legalizimit të punëtorive të tyre.
“Kemi përpiluar tri masa, ku masa e parë ka qenë start up apo për themelimin e bizneseve të reja ku janë ndarë deri 200.000 dinarë, masa e dytë ka qenë për krijimin e vendeve të reja të punës me vlerë prej 120.000 dinarë dhe masa e tretë për zgjerimin e veprimtarisë apo blerjen e pajisjeve apo të mjeteve të punës me vlerë deri 180.000 dinarë”, u shpreh Enis Salihu udhëheqës i zyrës për zhvillim ekonomik.
Sipas tij buxheti komunal kishte paraparë 10 milion dinarë për subvencione në biznes mirëpo duke e parë kërkesën e madhe janë plotësuar mjete shtesë për këto qëllime deri në vlerën e përgjithshme.
Ai theksoi se nga ky stimulim janë krijuar 34 vende të reja të punës dhe se në terren shihet një sukses i madh andaj përcillen çdo tre muaj përfituesit për shfrytëzimin korrekt por mbeten të kënaqur.
Agon Islami, ekonomist i angazhuar në kuadër të zyrës për zhvillim ekonomik tha se sipas regjistrit të agjensionit për biznes në komunën e Bujanocit ekzistojnë rreth 200 biznese apo mikro-biznese të cilat gjenerojnë më së shumti vende të punës krahasuar me institucionet e tjera dhe janë shpresa e vetme e cila po i jep perspektivë komunës.
Islami thotë se komuna e Bujanocit nuk ka ndonjë përfitim të madh nga këto biznese ngase taksat e këtyre janë pothuajse minimale vetëm e vetëm për t’ia lehtësuar veprimtarin e tyre ndërsa planifikohet të krijohen kushte që plasmani i bizneseve lokale të shtrihet edhe në rajonet tjera.
Zyra për zhvillim ekonomik lokal përveç mjeteve stimuluese të ndara ka aplikuar në konkurse me projekte nëpër institucione shtetërore dhe ndërkobëtare në vend të cilët në mënyë indirekte mundë të ndikojnë në përmirësimin e pozitës ekonomike në komunën e Bujanocit.
Enis Salihu deklaroi se nga këto konkurse gjatë vitit 2017, komuna e Bujanocit ka përfituar një projekt prej 3 milion dinarë nga Ministria e Turizmit të Serbisë dhe disa projekte tjera në fushën e infrastrukturës e përmirësimit të kushteve nëpër shkolla.
Sipas Agjensionit Kombëtar për Regjistrimin e Bizneseve në komunën e Bujanocit gjatë vitit 2017 janë regjistruar 60 biznese të reja ndërsa u shuan 30 subjekte të vjetra ekonomike.
Qeverisja lokale e komunës së Bujanocit vazhdon përpjekjet përmes mjeteve stimuluese në zhvillimin e ekonomik por në fushën e ardhjes së investitorëve të huaj për punësime në numër më të madh të banorëve lokale nuk ka treguar rezultat pozitiv deri më tani./Titulli.com/