U shënua solemnisht 20 vjetori i aktivitetit të Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoci dhe Medvegjë
Lokale

U shënua solemnisht 20 vjetori i aktivitetit të Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoci dhe Medvegjë

29.Nov.2017 08:13
0
Në Zollikon afër Zürichut është solemnisht u shënua 20 vjetori i aktivitetit te suksesshëm të Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në prani të një numri të madh qytetarësh të Luginës dhe anëtarë e simpatizues të Fondit, u shfaq edhe një program i pasur kulturorë artistik.

Programi u hap me Himnin e kombëtar të ekzekutuar me mjeshtri në violina nga vllezërit Arbnor dhe Rrezart Kuçi.

Në emër të organizatorit foli kyetari i Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ahmet Bektashi i cili elaboroi për aktivitetin ndërsa për të arriturat në pika të shkurtra foli nënkryetari Skender Memishi.

Kryesia e Fondit ndau dhe mirënjohje për aktivistët e dalluar.                               

“Anëtarë nderi” u shpallën gjashtë anëtarë, të cilët vazhdimisht kanë përkrahur e mbështetur Fondin në forma të ndryshme falë të cilëve Fondi ka shënuar zhvillim.

“Anëtarë i dalluar” Fondi i shpërbleu ata anëtarë të cilët kanë ndërtuar shtëpi apo kanë kontribuar me shuma të konsiderueshme në kuadër të aksionit për ndërtimin e 100 shtëpive.

Nuk u harruan as sponsorët emrat e të cilëve u lexuan para të pranishmëve duke ju falënderuar për përkrahje.

Gjatë gjithë Kohës, programi u përcoll me pika muzikore nga artistë të zhanreve të ndryshme. 

Gjithashtu dhe rrapsodi nga Lugina, Hekuran Rexhepi me dy fëmijët e tij, vajzën dhe djalin i kënduan Luginës por dhe ditës së flamurit.

Mjaftë tërheqëse dhe interesante për publikun dhe të pranishmit ishte luajtja në kitarë e  profesionistit, zviceranit, Ernst Ëeber. Ai gjithashtu përcolli në kitarë dhe ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve dhe dekoratave me çka dhe përfundoi pjesa zyrtare e këtij manifestimi të rëndësishëm të aktivitetit të Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në pjesën e dytë të programit këngëtarja e njohur nga Shqipëria,Olgera Lleshi i argëtoi të pranishmit me këngë të cilët e përcollën me ovacione dhe duke vallëzuar.

Në fund, për TV Syri Blue, përgjegjësit e fondit folën për  Fondin dhe organizimin e këtij Manifestimi kulturorë.

Nexhat Abdiu

 

Mbahet manifestim kulturorë për 28 Nëntorin në Bujanoc (video)
100 mijë euro subvencione për zhvillim të ndërmarrësisë në komunën e Bujanocit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration