U përkushtua poetikisht poeti Qerim Arifi !... (Foto)
Lokale

U përkushtua poetikisht poeti Qerim Arifi !... (Foto)

25.Jul.2015 18:38
0
Në sallën e Bibliotekës së Qytetit "Mehmet Jusufi" në Preshevë, të shtunën, në prani të dashamirëve të artit poetik, u përurua një libër i veçantë i poetit Luan Maloku, për një poet të veçantë siç është poeti Qerim Arifi. Bëhet fjalë për Antologjinë Poetike për Qerim Arifin me titull " Lartësia e një jete", botuar në kuadër të "Galaktika Poetike Atunis", 2015.

Ky përurim u organizua në kuadër të “Atunis Lugina” me seli në Preshevë dhe e udhëhoqi kryetari Bilall Maliqi.

Fillimisht iu dëshiroi mirëseardhje poetëve dhe të gjithë të pranishmëve në këtë Manifestim përurues.

Përurimin e librit e përshëndetën drejtori i Bibliotekës z. Vaxhid Mehmeti, dhe djali i poetit të ndjerë Qerim Arifi, Dritëro Arifi.

Dritëro Arifi me këtë rast në fjalimin e tij tha: “Ndjehem shumë i gëzuar dhe i emocionuar që për herë të dytë organizohet një eveniment i tillë për babain tim, me këtë rast e falënderoj shkrimtarin Bilall Maliqin, i cili vjet mbajti Manifestim të madh poetik për babin dhe tani poeti Luan Maloku me këtë Antologji Poetike e nderoi personalitetin e babait dhe familjen time “.

Më pas për të folur pë vlerën e Antologjisë fjalën e mori poetja dhe studiuesja e njohur, njëherit edhe redaktore e librit, zonja Zejnepe Alili- Rexhepi e cila ndër të tjera theksoi:

“E lëvduar dhe përkushtuese është edhe nisma e angazhimi i Luan Malokut për veprën që përmbledh mesazhe emblematike për Qerim Arifin, poetin me epitetin “Migjeni preshevar”. Duke qenë edhe fituese e çmimit të parë “Qerim Arifi”, në Manifestimin letrar “Kultura na bashkon”, të organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” të Preshevës, 2014, e ndiej veten me fat e të nderuar që, jo vetëm të prezantoja vargjet e mia për poetin, tashmë në dy poezi, poezinë fituese në nderim të veprës së poetit “Ëndërr që s’perëndon” dhe poezinë “Vetëm fjala nuk vritet”, por gjithashtu ta shkruaja edhe parathënien e antologjisë, përmbushje kjo, që të bën të ndihesh shumëfish e vlerësuar.

Në fund redaktorja Zejnepe Alili-Rexhepi fjalimin e saj e përmbyll kështu:

“Në antologjinë e Luan Malokut gjejmë një orkestracion të plotë verbal, ku vërtet fjala është sajesa më ideale për shkrirjen e frymëzimit dhe përjetimit, në art.

Shpresojmë të jetë kështu edhe për lexuesin! Për më shumë mbetet të presim pas botimit, për të kuptuar nëse vallë poeti i mban ndezur emocionet e adhuruesit të vet. Le ta shohim.

Recensentin i librit, poeti Sevdail Hyseni ndër të tjera tha:

“Në Antologjinë poetike, të autorit Luan Maloku, të titulluar: “Lartësia e një jete”, shpalosen kujtimet e trazuara të krijuesve shqiptarë, gjithandej trojeve etnike dhe diaspora, për poetin dhe gazetarin preshevar Qerim Arifi.

Vet titulli poetik i veprës “Lartësia e një jete”, nxjerr në sipërfaqe lartësinë e imagjinatës poetike të krijuesve të ndryshëm, të cilët e deshën dhe e duan Qerim Arifin, për të cilin edhe pas kaq vitesh, nga ndarja fizike e kësaj bote, ndjejnë për të: dhembje, mall e krenari.Në përmbyllje të recensionit të tij Hyseni potencoi:

“Bota artikuluese poetike e këtyre poezive me përkushtim, nuk është kursyer as nga numri i poezive e as nga vargjet me plot shprehje artistike. Thënë shkurt, këto poezi janë të përshkuara një botë të thellë ndjenjash, të cilat nga brenda shpërthejnë me plot mendime e ide.

Autori i librit “Lartësia e një jete”, Luan Maloku, u sjell lexuesve një Antologji poetike, e pranueshme për lexuesit dhe kritikën letrare, si një thesar i çmueshëm për kulturën shqiptare në përgjithësi”.

Në fund për t’i falënderuar të pranishmit fjalën e mori autori i librit, poeti Luan Maloku. “I  falënderoj të gjithë të pranishmit të cilët gjetën kohë e më nderuan mua. librin tim, poetin e mirënjohur Qerim Arifi. Me këtë e keni nderuar edhe letërsinë këtu në Luginë dhe letërsinë shqiptare në përgjithësi”, përfundon fjalimin falënderues poeti Luan Maloku, raporton Titulli.com.

Pas falënderimit të autorit të librit, kryetari Maliqi në emër të Presidencës së “Galaktika Poetike Atunis dhe presidentes, zonjës Hasije Selishta-Kryeziu e nderoi poetin Maloku me një mirënjohje “për kontributin e mirëfilltë dhe ngritjen e vlerave e të kulturës”

Si dhe drejtori i Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi”, z. Vaxhid Mehmeti e nderoi me një mirënjohje poetin Maloku, për dhurim të librave nga begranda e tij krijuese.

Në pjesën e dytë të përurimit të librit LNPSH “Atunis Lugina” organizoi një orë letrare përkushtuese për Qerim Arifin me poetët e pranishëm, të cilët lexuan poezitë e tyre nga Antologjia Poetike për Qerim Arifin.

Kryetari me kondicioner e dy parë perde, veç puna pi kërkohet (Foto)
AN: Jemi të privuar nga liria e të shprehurit dhe lëvizja e lirë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration