Kryetari me kondicioner e dy parë perde, veç puna pi kërkohet (Foto)
Lokale

Kryetari me kondicioner e dy parë perde, veç puna pi kërkohet (Foto)

25.Jul.2015 12:59
0
Veç kondicionerit të kamotshëm për ta freskuar ambientin e punës, zyra e kryetarit tashmë ka edhe dy palë perde (të brendshme dhe të jashtme).

Përderisa një pjese e personelit në godinën e administratës së Komunës  së Bujanocit po përballet me temperaturat e larta që këtyre ditëve po arrin edhe deri 38 gradë celsius, i pari i kësaj komune, tashmë pas renovimit të objektit po ndihet edhe më komod.

Kondicionerit, perdeve të brendshme, karrigeve të buta, i janë shtuar edhe perdet e jashtme nga alumini dhe për ironi, vetëm zyrës së kryetarit, i cili si të punësuarit e tjerë në këtë godinë duhet të jetë i barabartë me të tjerët.

Ndonëse renovimi i godinës është bërë me donacion, kryesisht të bashkatdhetarëve nga Turqia, përveç perdeve të aluminit që i janë vendosur zyrës së kryetarit, në asnjë pjesë tjetër të zyrës së personelit të tij nuk shihet një renovim i tillë.

Madje, vërejtja tjetër që vie po nga punëtorët që në këtë godinë futen çdo mëngjes të ditëve të punës, është edhe ngjyra e logos së Komunës së Bujanocit, që sipas tyre tani mbanë atë lloj ngjyre të kaltër të hapur si të partisë së Nagip Arifit, që dikur ishte e mbyllur.

Meqë kryetarit tashmë i janë ofruar kushte më të mira, punëtorët me anonimitet kërkojnë nga Arifi që të angazhohet më shumë për të ndryshuar situatën, tashmë të rënduar ekonomike në këtë komunë.

“Kushtet i ka bërë ma të mira se Shtëpia e Bardhë e Obamës, tash t’i përvjele krahët edhe të punoje”, është porosia e bashkëbiseduesve tanë./Titulli.com/

Në Medvegjë organizohen martesa grupore, të interesuarit të paraqiten deri më 31 korrik
U përkushtua poetikisht poeti Qerim Arifi !... (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration