Të rinjtë në bashkëbisedimin me kryetarin e  Medvegjës, të ndërtojmë ardhmërinë së bashku
Lokale

Të rinjtë në bashkëbisedimin me kryetarin e Medvegjës, të ndërtojmë ardhmërinë së bashku

05.May.2016 10:40
0
Kinemaja, internet kafeja, terreni i basketbollistik dhe rregullimi i objektit vëzhgues, janë disa nga propozimet të cilat të rinjtë e Medvegjës i kanë shprehur gjatë bisedës me kryetarin e komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

Arsiq në fillim të aksionit të vetëqeverisjes lokale “Përfshihu se edhe ti pyetesh”, ka ftuar të rinjtë nga kjo komunë shumë nacionale në takim në të cilën disa prej tyre kanë kërkuar që vet të krijojnë ardhmërinë e tyre.

„Kam kërkuar nga të bashkëqytetarët e rinj që së bashku ta ndryshojmë sistemin e vlerës, që Medvegjës t`i kthehet shpirti i humbur dhe fryma pozitive, kam thënë se të rinjtë janë fuqia jonë dhe nuk duhet të presin ndryshimet, por ata duhen të jenë pjesë të ndryshimeve”, ka thënë Arsiq,

Sipas të parit të komunës , Arsiq siç transmeton jugmedia të rinjtë nga Medvegja kanë kërkuar më shumë ngjarje nga fusha e kulturës, mirëmbajtja dhe ndërtimi i terreneve sportiv, si dhe pastrimi i Medvegjës nga posterat parazgjedhorë.

“Ata do të propozojnë mënyra të ndërtimit të sheshit kryesor dhe të zgjedhin ngjyrat e fasadës së ndërtesave banesore të cilat do të rinovohen. Është akorduar që takimet me kryetarin e komunës të mbahen më së paku një herë në muaj. “Ideja ime është që pastrohet Medvegja dhe ta rregullojmë sipas dëshirës së të rinjve”,  ka thënë Arsiq gjatë debatit me të rinjtë e Medvegjës.

 

Dita e Shën Gjergjit në Preshevë
Bujanoc: Ndarja e mjeteve për mediat "alla partizançe!"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration