Turia dhe Tërnoci rrezikohen nga zjarret (video)
Lokale

Turia dhe Tërnoci rrezikohen nga zjarret (video)

29.Aug.2012 23:23
0
Në malet mes fshatrave Turi dhe Tërnoc të komunës së Bujanocit, raportohet për zjarre, në një afërsi prej 50 metrave nga shtëpitë e banorëve. Rreth orës 22h qytetarët e këtyre vendbanimeve kanë njoftuar redaksinë e Titullit për zjarre në afërsi të dy fshatrave, Tërnoc dhe Turi. Me të marrë këtë informacion gazetarët e Titullit dolën në vendin e ngjarjes dhe raportojnë për  zjarret e sapo filluara të cilët janë shumë afër shtëpive të banueshme. Siç është parë në vend të ngjarjes, zjarret kanë filluar afër rrugës që lidhë këto dy fshatra shqiptare  dhe janë duke u ngjitur në pjesën malore. Deri në orën 22:30h zjarrfikësit nuk ishin prezent në këtë lokacion. Për të paraqitur më mirë gjendjen e krijuar, më poshtë keni edhe videon e regjistruar në vendin e ngjarjes./Titulli.com/ http://www.youtube.com/watch?v=2dodgWKFGDY&feature=youtu.be
Riza Halimi po, por partia e Nikolliqit...? (video)
Mustafa: Kemi 230 milion dinarë për ti përmirësuar jetën qytetarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration