Riza Halimi po, por partia e Nikolliqit...? (video)
Lokale

Riza Halimi po, por partia e Nikolliqit...? (video)

30.Aug.2012 01:12
0
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe njëherit deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë Riza Halimi i ka mbështetur shpresat te kryetari i Serbisë Tomisllav Nikolliq për të rrëzuar qeverisjen lokale në Bujanoc. Partia Përparimtare e Serbisë e cila për momentin ka dy këshilltarë në Kuvendin komunal të Komunës së Bujanocit është pjesë e opozitës, ndërsa është duke zhvilluar bisedime për tu bërë pjesë e qeverisjes së Nagip Arifit, apo me opozitën për të ardh në pushtet. Halimi, të mërkurën, përmes Televizionit Prva të Beogradit i ka dhënë komplimente “Përparimtarëve” duke thënë se ata deri më tani kanë qenë principielë dhe se pret nga ata, nëse arrin të qeverisin në Bujanoc, që ti përmirësojnë gabimet e paraardhësve të tij. “Mendoj se ka nevojë, interes i qytetarëve është që të formohet një shumicë më stabile dhe rreth kësaj po bisedohet”, ka thënë me këtë rast Halimi. Mirëpo, si duket partia e Nikolliqit me dy këshilltarët e saj në kuvendin e Bujanocit ka marrë parasysh edhe faktin se nëse bënë koalicion me opozitën, vështirë të bëjë numrat e nevojshëm për të formuar qeverisje lokale. Andaj sipas informacioneve burimore të Titullit, shumë më afër është zgjerimi i koalicionit qeverisës se sa rrotacioni në qeverisje. Këtë e kanë deklaruar edhe të gjithë udhëheqësit e grupeve të këshilltarëve që përbëjnë shumicën qeverisjes lokale në Bujanoc. Ata ditë më parë thanë për Titullin se as që i shkon në mëndje largimi nga koalicioni i tanishëm me Nagip Arifin. Kuvendi Komunal në Bujanoc ka gjithsejtë 41 këshilltarë, prej të cilëve 21 janë të koalicionit qeverisës. Partia Demokratike e Nagip Arifit 12 këshilltarë, GQ “Stojanca Arsiq” 5 këshilltarë dhe “Koalicioni për Bujanocin” 4 këshilltarë (tre të PD-së së Boris Tadiqit dhe një i PSS-së së Ivica Daciqit). Në opozitë janë gjithsejtë 20 këshilltarë: Koalicioni paszgjedhor shqiptarë ka 17 këshilltarë (PVD 8 këshilltarë, LPD 6 dhe UDSH 3 këshilltarë), Partia Përparimtare Serbe e Tomisllav Nikolliqit 2 këshilltarë, dhe një këshilltarë nga Partia Demokratike Shqiptare – Sali Salihu, i cili ka lëshuar koalicionin paszgjedhorë të opozitës shqiptare. Nëse arrihet zgjerimi i koalicionit, atëherë qeverisja lokale në Bujanoc do të ketë 23 këshilltarë, për dallim nga 21 që ka tani./Titulli.com/ http://youtu.be/Ejv46yLEpbQ
Në vend të autobusit, traktori ! (foto)
Turia dhe Tërnoci rrezikohen nga zjarret (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration