Konferencë në Tiranë e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore (video)
Lugina

Konferencë në Tiranë e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore (video)

31.May.2014 13:50
0
U mbajt në Tiranë konferenca për Luginën e Preshevës, e organizuar nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore, dhe që synon strehimin e shumë familjeve Shqiptare të cilat përballen me probleme ekonomike.

Me qëllim parandalimin e shpërnguljeve të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, mërgimtarët e kësaj zone te mbledhur pranë Fondit Humanitar të Kosovës Lindore në Zvicër, janë duke ndërmarrë aksionin e ndërtimit të më se pesëdhjetë shtëpive për familjet e pastreha.

Me moton “Të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë”, gjatë konferencës së mbajtur në Tiranë u pasqyrua në mënyrë të hollësishme suksesi i këtij projekti humanitar ndërsa u prezantua edhe një reportazh nga drejtuesit dhe organizatorët e saj si Xhelal Memeti, Aziz Aziri etj.

Të pranishëm në konferencë, intelektuale të shumtë nga Shqipëria, Kosova, Presheva dhe treva të tjera shqiptare, ndanë mendimet dhe opinionet lidhur me këtë aktivitet që në qendër të saj ka inkurajimin e Shqiptarëve që të mos e braktisin vendin e tyre, Luginën e Preshevës, por të vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e këtij komuniteti në këtë territor që zyrtarisht është pjesë e Serbisë./Titulli.com/

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------   Tryezë në Tiranë për solidaritet me Luginën Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) organizon në Tiranë tryezën ,,Ta shpëtojmë Kosovën Lindore-Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, me pjesëmarrjen e personaliteteve nga jeta politike, ekonomike dhe akademike nga Shqipëria dhe Lugina e Preshevës. Tryeza ka për synim të sensibilizojë opinionin e gjerë shqiptar për nismën e Fondit për ndërtimin e 100 shtëpive në 3 komunat e Luginës dhe që ka rezultuar i suksesshëm.

“Brenda një viti ka filluar ndërtimi i 30 shtëpive fal ndihmave nga bashkatdhetarët e kësaj treve në perëndim. Një kontribut të çmuar kanë dhënë edhe vetë banorët e këtyre 3 Komunave. Gjithashtu aksioni është mbështetur edhe nga bashkëkombësit  tanë në Kosovë, thuhet në njoftimin e FHKL, transmeton Titulli.

Duke organizuar këtë tryezë, drejtuesit e fondit duan të tërheqin vëmendjen për një bashkëpjesëmarrje më të gjerë të  gjithë faktorëve politik dhe jo politik në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni dhe veçanërisht në Diasporë, që synimi i këtij aksioni të arrihet në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur.

Drejtuesit e fondit janë të bindur se ky aksion dhe aksionet e tjera që do të  pasojnë, do të jenë në funksion të shpëtimit të popullatës në këtë rajon.

“Përvoja një vjeçare nga fillimi i ndërtimit të shtëpive, ka motivuar shqiptarët e tre komunave të Kosovës Lindore, që të mendojnë seriozisht për rëndësinë që ka kjo trevë për faktorin shqiptarë sot dhe në të ardhmen . Motoja e aksionit që ka promovuar Fondi, ,,TË NDËRTOJMË, TË SHPËTOJMË, TË PARANDALOJMË`post`, ka për qëllim të parandalojë shpërnguljen e popullatës nga trevat tona shqiptare në komunat Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë”, bëhet e ditur në njoftim.

Drejtuesit e Fondit, mirëpresin këshillat, sugjerimet dhe ndihmat e tjera nga politikë bërësit, bota akademike, shoqëria civile dhe faktorë të tjerë me gjithë hapësirën shqiptare në funksion të jetësimit të këtij aksioni.

Tryeza e organizuar në Tiranë, për drejtuesit e Fondit, përbën një ndihmesë në punën e mëtejshme drejt realizimit të objektivave që ka parashtruar para vetës. /Titulli.com/

Latifi: Mos përgjegjësia është kthyer në një epidemi në Luginë
USLPM ndihmon studentët e Luginës në rregullimin e lejeqëndrimit në Maqedoni (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration