Tryeza në Bujanoc: Gjendemi para sfidava të transformimit të medias(video)
Tryezën e dedikuar mediave lokale nga Serbia dhe Kosova e hapi Liljana Berberina zyrtare e deparatamentit të mediave të OSBE-së në Beograd e cila falënderoi për pjesëmarrje të gjithë, shkruan Titulli.com.Gjakomo Bosisio, koordinatori i zyrës në Bujanoc të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi ka vlerësuar gjatë tryezës se është i kënaqur për fillimet e bashkëpunimet mes gazetarëve të Kosoëvës dhe Serbisë.
“Sa jam i informuar ky është takimi i dytë për mediat lolake i organizuar nga OSBE dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të avancojmë bshkëpunimet me institucionet lokale, gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave”, ka thënë Gjakomo Bosisio.
Ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi gjatë paraqitjes së tij tha se gjendemi para sfidave të ndryshme të transforimit përshkak të ndryshimeve ligjore.
“Një qeverisje që dëshironë të jetë transparente është i nevojshëm një bashkëpunim i ngusht me mediat dhe mediat të kenë më shumë gazetari hulmutuese”, theksoi Kamberi mes tjerash.
Këto deklarata janë bërë në tryezën me tëmën “Marketingu dhe udhëheqja-mjete për përfshrirje aktive të komunitetit në media”e organizuar nga OSBE në Serbi e cila po mbahet në Bujanoc./Titulli.com/