Tryezë për perspektivat ekonomike, Bujanoci e Presheva prezanton statistika
Tryeza e rrumbullakët “Perspektivat, kushtet dhe kufizimet e Jugut të Serbisë në kontestin e bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe integrimeve evropiane” mblodhi përfaqësues të OSBE-së, Qeverisë së Serbisë, profesorë universitarë e përfaqësues lokal për të diskutuar perspektivat e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.
Organizatori i kësaj tryeze Nenad Vunjak, dekan i Fakultetit Ekonomik të Suboticës përshëndeti ata që kontribuuan me prezantime në këtë projekt dhe që është një nismë e mirë për të kontribuuar në zhvillimin ekonomik të këtij rajoni.
Ai gjithashtu potencoi edhe minimizimin e Preshevës me sistemin bankar, që aktualisht në këtë komunë funksionon vetëm një bankë që mundë krijon vështirësi për investitorë dhe ndërmarrës tjerë lokal.
Ambasadori i OSBE-së në Serb, Peter Burkhard vlerësoi se përmes studimeve në Fakultetin Ekonomik mundë të krijohen rrjete të mira të bashkëpunimit.
“Në këtë tryezë kemi njerëz nga universitete ndryshme dhe mundësit janë më të mëdha për të diskutuar tema të ndryshme dhe urojë organizatorin për ktë vizion që ka për të bërë debate të këtilla”, tha Burkhard, raporton Titulli.com.
Astrid Tors, Komisare e Lartë për të drejtat e pakicave në Serbi pranë OSBE-së përshëndeti diskutimin për zhvillimin ekonomik dhe është shprehur e lumtur që po merë pjesë në këtë ngjarje.
“Unë shpresoj se të rinjt që shkollohen në Fakultetin Ekonomik do të jenë ata që do të bashkëpunojnë me të gjithë akterët për zhvillimin e ekonomik të rajonit”, është shprehur Tors.
Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë tha se tani kemi një situatë të re të veprojmë nga pozita e shkencës të bëjmë diçka në sferën e zhvillimit ekonomik.
“Në këtë tryezë të sotëm ekonomik flasin njerëzit profesionist për raste konkrete të zhvillimit të kësaj pjesë të shtetin tonë”, deklaroi Stankoviq.
Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Preshevës, njoftoi të pranishmit për përgatitjet që po bëhen në zonën industriale, nevojën e investimeve dhe lehtësimet administrative për një investitorë potencial.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi nuk foli për ndonjë strategji të zhvillimit ekonomik përveç se prezantoi në pika të shkurtra disa të dhëna statistikore për mundësit dhe kushtet në të cilat mundë të zhvillohet një biznes në këtë komunë.
Në tryezën e zhvilluar në Bujanoc janë prezantuar lidhur me perspektivat e zhvillimi të këtij rajoni edhe profesorë nga Fakulteti Ekonomik i Suboticës, Universiteti i Tetovës, Instituti Republikan për Statistika në Beograd dhe përfaqësues tjerë që merren me politikat e zhvillimit ekonomik.
Pjesëmarrësit e kësaj tryeze vlerësuan se për një zhvillim ekonomik ndikojnë shumë faktorë në përmirësimin e gjendjes ekonomike, por me rëndësi është të punohet në ekipe të përgatitura dhe profesionale./Titulli.com/