Rezoluta kërkon zgjidhje të drejta nga përvojat më të mira
Lokale

Rezoluta kërkon zgjidhje të drejta nga përvojat më të mira

04.Feb.2015 15:15
0
Rezoluta e paraqitur në parlament nga deputetët e PVD dhe SDA kërkon që zgjidhjet për problemet e pakicave të gjenden në kuadër të përvojave më të mira evropiane siç janë Tiroli jugor dhe ishujt Alande.

Shkruan: Shaip Kamberi

Në kushtet e ekzistimit të një diskriminimi sistematik që po vazhdon me decenie, ksenofobisë dhe intolerancës në rritje e më të madhe ndaj pakicave, por, edhe në prag të hapjes së bisedimeve mes BE-së dhe Serbisë për Kapitullin 23 (të drejtat e njeriut), të hënën që shkoj, bashkë me tre deputetët e SDA, në parlament paraqitëm Rezolutën për zgjidhjen e statusit të pakicave nacionale në Serbi.

Rezoluta, tetë faqesh, e nënshkruar nga 5 deputetët opozitarë (2 PVD dhe 3 SDA), gjatë të martës që shkoi është shpërndarë si material kuvendi deputetëve tjerë dhe do të duhet që parlamenti, në një nga seancat e radhës të hapë debat për te. Nga shumica e deputetëve varet se a do të futet ajo si pikë e veçantë e rendit të ditës, dhe në ditët në vijim do të shihet se a ekziston një vullnet te shumica në pushtet që, për një çështje të këtillë, edhe të ketë debat të mirëfilltë e demokratik.

Rezoluta, është e mbështetur në dokumentet më fundamentale ndërkombëtare që garantojnë të drejtat individuale dhe kolektive duke u thirrur në faktin se “historia e Evropës flet qartë se mbrojtja e pakicave është e një rëndësie të veçantë e cila mund të sjellë që Evropa të jetë shtëpi e të gjithëve”.

Veç dokumenteve fundamentale, siç është Konventa kornizë e Këshillit të Evropës, Rezoluta mbështetet edhe në Deklaratën Programore të unionit federal të nacionaliteteve evropiane, por edhe në parimin e “unitetit përmes barazisë” dhe shumë parime tjera ndërkombtarishtë të afirmuara.

Me rezolutë kërkohet që së pari Kuvendi të proklamojë qëndrimin e vet, si institucion më i lartë shtetërorë për pozitën e pakicave dhe nevojën e ndërmarrjes së masave konkrete e afirmative për përmirësimin e pozitës së pakicave, dhe se i mbetet besnik parimeve fundamentale për të drejtat individuale dhe kolektive të garantuara me standardet më të larta ndërkombëtare.

Rezoluta, kërkon më tej që qeveria republikane të ndërmarrë masa konkrete në drejtim të realizimit të politikave afirmative, ne mesin e të cilave janë masat për garantimin e pjesëmarrjes adekuate të pakicave në institucionet publike, tejkalimin e problemeve në arsim, qoftë edhe përmes hartimit të sistemeve të veçanta arsimore, të ndërmarrjes së veprimeve konkrete për harmonizimin e të gjitha ligjeve të brendshme me dispozitat e Konventës kuadër dhe instrumenteve tjera ndërkombëtare.

Rezoluta kërkon nga Kuvendi që të autorizojë qeverinë republikane për të studiuar praktikat më të mira evropiane për të siguruar të drejtat kolektive, praktika siç janë Tiroli jugor në Itali dhe ishujt Alande në Finlandë. Përmes rezolutës tentohet që në parlamentin republikan të krijohet një praktikë e re, ajo e raportimit vjetor të qeverisë për të drejtat e pakicave dhe progresin e arritur në këtë sferë.

Arsye e paraqitjes së Rezolutës qëndron në tentimin për të gjetur rrugën e zgjidhje së problemeve të shumta  të pakicave, akt ky që do të ndihmojë proceset e integrimit në BE.

Kjo është hera e parë, që me një qasje të këtillë proaktive të deputetëve të partive të pakicave po tentohet që në mënyrë institucionale problem i të drejtave të pakicave dhe statusi i tyre do të shtrohet në parlament. Teksti i Rezolutës së paraqitur do t’i dërgohet edhe mekanizmave ndërkombëtarë.

 

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

(Autori është deputet nga komuna e Bujanocit në Parlamentin e Serbisë)

Musliu takon Komisaren për pakica kombëtare Astrid Thors (Foto)
Tryezë për perspektivat ekonomike, Bujanoci e Presheva prezanton statistika
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration