Treni në Preshevë godet një refugjate nga Siria
Lokale

Treni në Preshevë godet një refugjate nga Siria

08.Oct.2015 12:51
0
Treni e ka goditur shtetasen e Sirisë në afërsi të fshatit Miratoc, në Preshevë. Nga kjo goditje refugjatja ka pësuar thyerje të disa brinjëve.

Me ndihmën e shpejtë pacientja është dërguar në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, nga është transportuar në në Qendrën Klinike në Nish.

Kjo grua ka marrë lëndime në disa brinjë në pjesën e djathë , kurse pas diagnostifikimit të plotë është dërguar për në Nish, ka thënë zëdhënësja e Qendrës Shëndetësore në Vranë, Beba Kanacki, raporton Titulli.com.

Ajo ka kumtuar se për kujdesin shëndetësorë të gruas nga Siria janë kujdesur mjekët nga Shtëpia e Shëndetit në Preshevë dhe Vranjë.

Zëdhënësi i policisë së Vranjës Goran Jovciq ka deklaruar se treni e ka goditur refugjaten mbrëmë rreth orës 23:40 minuta, në afërsi të Miratocës.

Në këtë fshat kufitar gjendet edhe kampi për strehim të përkohshëm të refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme. /Titulli.com/

Aksidenti në Bujanoc, shoferi i autobusit lihet i lirë
Shkrimtarët e Luginës orë letrare për nxënësit e Medvegjës !... (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration