Treni në Preshevë godet një refugjate nga Siria
Treni e ka goditur shtetasen e Sirisë në afërsi të fshatit Miratoc, në Preshevë. Nga kjo goditje refugjatja ka pësuar thyerje të disa brinjëve.Me ndihmën e shpejtë pacientja është dërguar në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, nga është transportuar në në Qendrën Klinike në Nish.
Kjo grua ka marrë lëndime në disa brinjë në pjesën e djathë , kurse pas diagnostifikimit të plotë është dërguar për në Nish, ka thënë zëdhënësja e Qendrës Shëndetësore në Vranë, Beba Kanacki, raporton Titulli.com.
Ajo ka kumtuar se për kujdesin shëndetësorë të gruas nga Siria janë kujdesur mjekët nga Shtëpia e Shëndetit në Preshevë dhe Vranjë.
Zëdhënësi i policisë së Vranjës Goran Jovciq ka deklaruar se treni e ka goditur refugjaten mbrëmë rreth orës 23:40 minuta, në afërsi të Miratocës.
Në këtë fshat kufitar gjendet edhe kampi për strehim të përkohshëm të refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme. /Titulli.com/