Tre të arrestuar nga Vranja, dyshohen për kontrabandimin e 41 migrantëve të aksidentuar
Lokale

Tre të arrestuar nga Vranja, dyshohen për kontrabandimin e 41 migrantëve të aksidentuar

01.Mar.2015 23:12
0

Në aksionin e sinkronizuar të pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në rrethe të ndryshme të departamenteve policore dhe prokurorisë themelore publike në Leskoc, janë arrestuar tre persona për të cilët dyshohet se në mënyrë të organizuar kanë kryer transportimin e migrantëve ilegal përmes territorit të Republikës së Serbisë.

Nën dyshimin se kanë kryer vepër penale: Kalim i paautorizuar i kufirit shtetëror dhe kontrabandim me njerëz, vepër të rëndë ndaj sigurisë në komunikacion dhe mos ofrim të ndihmës personave të lënduar në aksident komunikacioni, policia ka ndaluar në mbajtje M.S. (1972) nga Vranja, të cilit me propozim të prokurorit publik, gjykatësi për këtë rast i ka caktuar paraburgim deri në 30 ditë.

Për M.P. (1979) dhe R.P. (1978), me vendbanim në Vranjë, i është caktuar mbajtja dhe ata brenda ditëve do t’i dërgohen pranë zëvendës prokurorit të Gjykatës Themelore në Leskoc.

Të dyshuarit  akuzohen se gjatë mbrëmjes mes 24 dhe 25 shkurtit të këtij viti, sipas marrëveshjes paraprake kanë organizuar transportimin dhe kontrabandimin e shtetasve të huaj, për të cilët e kanë ditur se në mënyrë të palejuar kanë kaluar kufirin shtetëror të Republikës së Serbisë.

Me rastin e transportimit më furgonin e markës “Fiat” në pjesën e autostradës Vranjë-Leskoc, afër fshatit Donji Krajince, ka ndodhur aksident në të cilin furgoni ka dalë nga rruga duke goditur objektin në afërsi të rrugës.

Në këtë aksident u lënduan rëndë dhe lehtë 41shtetas të huaj. /Titulli.com/

 

Atdhe Nuhiu, preshevari me gjashtë gola në kampionat (video)
Rivendoset në Bujanoc flamuri i Serbisë me dimensione të mëdha
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration