Rivendoset në Bujanoc flamuri i Serbisë me dimensione të mëdha
Lokale

Rivendoset në Bujanoc flamuri i Serbisë me dimensione të mëdha

02.Mar.2015 11:41
0
Baza "Jug" në afërsi të Bujanocit ka rivendosur flamurin e Serbisë me dimensione të mëdha i cili shihet edhe nga autostrada e Preshevës.

Në shtizën e bazës ushtarake “Jug” sërish po valon flamuri i Republikës së Serbisë. Ky flamur me dimensione gjashtë metra me katër ishte hequr nga shtiza në barakat e ushtrisë, e cila sipas JugPress, kishte nxitur shumë pyetje në mesin e banorëve lokal serb.

Sipas burimeve të këtij portali serb brenda Ushtrisë  së Serbisë, flamuri ishte heq për shkak grisjes nga era, transmeton Titulli.com.

Flamuri ishte dërguar për rregullim, ndërkohë përmes procedurës për prokurim publik është blerë një i ri. Megjithatë kjo procedurë kishte marrë  mjaft kohë, me çka flamuri me dimensione 6 x 4 metra, i cili shihet nga autostrada e Preshevë-Bujanoc, një kohë të gjatë nuk valonte në shtizën e bazës “Jug”.

Flamuri është kthyer në vendin e mëparshëm, aty ku valonte që nga hapja solemne e kësaj baze, në nëntor të vitit 2009. /Titulli.com/

Tre të arrestuar nga Vranja, dyshohen për kontrabandimin e 41 migrantëve të aksidentuar
Konfiskohen lopët e kontrabanduara nga Serbia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration