Trajkoviq: Vizitat në veri dhe Preshevë kthejnë idenë e këmbimit të territoreve
Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se druan që ideja e këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është riaktualizuar. Këtë e ka ndërlidhur me vizitat që zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ia bëri Luginës së Preshevës të martën dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, veriut të Kosovës.
“Kam dronë se përmendja e kësaj ideje të vjetër (të keqe) gjatë vizitës së Bislimit nuk ishte aksidentale. Vizitat e përnjëkohshme të Bërnabiqit në veri dhe të Bislimit në Luginën e Preshevës, më duken si orkestrim për të ringjallur idenë e ‘këmbimit të territoreve’ si kompromis ‘të pranueshëm’ për Vuçiqin dhe Kurtin”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.
Ideja e këmbimit të territoreve ka qarkulluar vite më parë, por në publik ajo u kundërshtua nga akterë politikë në vend si dhe nga partnerët ndërkombëtarë.