Toka lëkundet çdo 26 sekonda, dhe nuk dihet përse: Viti 2020 mund të zgjidhë enigmën?
Shkencë dhe teknologji

Toka lëkundet çdo 26 sekonda, dhe nuk dihet përse: Viti 2020 mund të zgjidhë enigmën?

03.Jan.2021 08:37
0

Toka është një planet në lëvizje të vazhdueshme, edhe pse këto lëvizje i identifikojmë më së shumti kur ndodhin fatkeqësi natyrore, si përshembull tërmetet, që gjenerohen nga përplasja ose rrëshqitja ndaj njëra tjetrës të pllakave tektonike. Evente shpesh herë katastrofike, por që ende sot nuk arrihen të parashikohen ekzaktësisht.

Por shumë pak dinë që ekziston një lëkundje, edhe pse shumë e lehtë, e cilësuar si mikrosizmike, që ndodh në mënyrë të pashmangshme çdo 26 sekonda, dhe përfshin të gjithë rruzullin tokësor. Një lëvizje, për më shumë, të cilës ende sot nuk i dihet shkaku.

 I pari që ka identifikuar lëkundjen misterioze  ka qenë në vitet ’60 gjeologu amerikan Jack Oliver, i Columbia University. Në atë kohë, ai nuk kishte mundësi të regjistronte me instrumente diçka kaq të lehtë, por konstante. Në vitet ’80 një tjetër studiues, Gary Holocomb, vuri re se lëkundja ishte më e fortë gjatë stuhive, por kjo dukuri nuk shpjegonte si gjenerohej, dhe ku.

Vendodhja ku mendohet se ka burimin lëkundja

Teoritë janë të shumta, nga ndikimi i rrezeve diellore, një vullkan nënujor ose një burim i panjohur energjie, por teoria më e ndjekur sot për sot është ajo që lëkundja, harmonike dhe ekzakte, vjen nga valët e oqeanit, që përplasen me platformën kontinentale.

Një lëvizje pothuajse “simfonike”, ndoshta e vjetër sa vetë Toka, që intereson pothuajse të gjithë planetin, fillon në Amerikën e Veriut dhe përfundon duke u përplasur në gjirin e Guinesë, aty ku sipas instrumenteve buron lëkundja, çdo 26 sekonda.  

Viti 2020 ka qenë një nga më të ”heshturit”  e historisë moderne, me pjesë të aktiviteteve njerëzore që u bllokuan për muaj të tërë nga masat kundër pandemisë. Heshtja e planetit ka evidentuar edhe më shumë lëkundjen e përhershme, dhe studiuesit mendojnë se të dhënat që u mblodhën gjatë vitit 2020 mund të shpjegojnë një herë e mirë misterin e kësaj dukurie./A2cnn/

Vritet me një goditje në kokë politikani italian
Vuçiq në alarm: Jam përgjuar, kam prova dhe e di kush fshihet pas!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration