Isufi: Dorëheqja me dhimbje, mundë të lind iniciativë e re politike në Bujanoc
Intervista

Isufi: Dorëheqja me dhimbje, mundë të lind iniciativë e re politike në Bujanoc

08.Jun.2014 12:34
0

Ish drejtuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, Edmond Isufi në një intervistë ekskluzive dhënë Portalit Informativ-Titulli ka shpjeguar arsyet e largimit të tij nga kjo detyrë.

Isufi thotë se përveç arsyeve personale, pozita e vështirë e OVL-së dhe kategoritë e luftës, mundësit e pakta për të i ndihmuar ata,  përçarja në rritje gjithnjë e më shumë e politikës shqiptare në komunë e Bujanocit ishin arsyet kryesore të dorëheqjes së tij.

Duke folur për pozitën e vështirë të veteranëve, familjarëve të dëshmorëve të UÇPMB-së, Edmond Isufi ka deklaruar se është arritur një marrëveshje me qeverisjen lokale të tanishme, që emrat për punësim të ish pjesëtareve te UÇPMB-se te vinë nga Organizata e Veteraneve te Luftës, e jo siç ka qene deri tani qe punësimi i tyre ishte në baza partiake. Ai pret që kjo marrëveshje e arritur mes kryesisë së OVL-së dhe kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit e atij të kuvendit Jonuz Musliut do të zbatohet.

edmond isufTitulli: Që nga përfundimi i konfliktit të armatosur në vitin 2001 mes forcave ushtarako-policore serbe dhe pjesëtarëve të UÇPMB-së, askush prej faktorit politik shqiptarë të këtushëm nuk ka folur hapur për rezultatin dhe të arriturat nga ajo kohë. Si e vlerësoni ju këtë indiferencë politike ndaj gjendjes së përgjithshme këtu ?

Isufi: Unë mendoj që gjithë kjo që është arritur si qeverisja komunale nga shqiptaret pas konfliktit, si ajo policia multietnike dhe çdo gjë pozitive është rezultat i luftës së UÇPMB-së.

Nuk po dua të them që nuk është bërë as gjë nga liderët politik, por është bërë pak sa iu është dhënë mundësia të bëhet në shumë fusha për një jetë më të mirë të qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Politika nuk mund të flas hapur për rezultatet sepse nuk ka rezultate, duke filluar nga mos siguria e këtushëm që gjithmonë del diçka dhe mbahet populli në tension. Për të gjitha këto duhet theksuar se pengesë e madhe dhe mos angazhim për këtë pjesë është dhe Beogradi zyrtar.

Patjetër duhet theksuar se ne nuk kemi marrë as një ndihmë deri më tani apo përkrahje në disa drejtime nga Tirana zyrtare dhe ajo e Prishtinës.

Titulli: Në opinion flitet se ish ushtarët, veteranë e familjar të dëshmorëve të UÇPMB-së, janë lënë anash nga kujdesi institucional lokal në Bujanoc e Preshevë. Çfarë duhet bërë për dalë në ndihmë këtyre ?  

 

Isufi: Sa i përket këtë e kam potencuar edhe shumë herë tjera, bile ka qenë dhe njëra ndër arsyeje që më ka shtyre për të dhënë dorëheqje.

Edhe në këtë pik nuk mund të them që këto kategori nuk janë ndihmuar as pak, por kjo ka qenë për në rastet e caktuara e jo në përgjithësi në kategoritë e luftës, por me gjithë ate edhe pse raste të pakta të punësimit në këto nga kategori punësimi i tyre nuk ka qenë i drejt sepse ka pasur nepotizëm në shumë raste, që do të thotë janë punësuar ata që janë vlerësuar se janë përkrahës të njërës apo tjetrës subjekt politik, e jo ata që në të vërtet kanë pasur nevojë për punësim.

Për këto kategori duhet gjendet një zgjidhje brenda institucioneve lokale si në Preshevë dhe Bujanoc.

Titulli: Prej se ju keni marre drejtimin e OVL-së çfarë është bërë për dëshmorët, familjet e tyre dhe veteranët e UÇPMB-së në Bujanoc?  

Isufi: Veprimi i parë pasi kemi ardhur në OVL, kemi bërë që prej çdo fshati të komunës së Bujanocit, të kemi nga një apo dy përfaqësues në Organizatë, që më herët nuk ka qenë kjo praktik. Ndërsa aktivitetet e OVL-së kanë vazhduar me përkujtimin e dëshmorëve, vizitat tek secila familje e dëshmorëve në çdo përkujtim. Akademitë kushtuar dëshmorëve dhe aktivitetet e tjera më të detajizuara.

Sa i përket ndihma financiare për familjet e tyre ka qenë shumë simbolike dhe atë kjo ndihma ka ardhur nga shoqatat jashtë vendit tonë. Me ardhjen time në OVL është bërë një veprim që nuk është bërë 10 vite pas luftës që ka qenë vendosja e flamurit kombëtarë në çdo vend të rënies dhe varret e dëshmorëve.

Për veç këtyre aktiviteteve ne edhe në takimet e shumta që kemi pasur si ato vendore e më shumë ndërkombëtare kemi potencuar vështirësitë e këtyre kategorive në të gjitha fushat dhe kemi kërkuar zgjidhje urgjente.

Për derisa sa isha unë si kryetari i OVL-se, kemi arritur një marrëveshje me qeverisjen lokale të tanishme, që emrat për punësim të ish pjesëtareve te UÇPMB-se te vinë nga Organizata e Veteraneve te Luftës, e jo siç ka qene deri tani qe punësimi i tyre ishte në baza partiake. Kjo marrëveshje është arrit mes kryesisë së OVL-së dhe kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit dhe atij të kuvendit Jonuz Musliut.

Kjo mbetet që të shihet në vazhdim se a do të aplikohet apo jo!

Titulli: Sipas informacioneve, OVL është duke përgatitur dokumentacionet për regjistrim dhe legalizim të shoqatës, ku ka arritur kjo procedurë dhe a mendoni se do ta njohë Agjencioni për Regjistrim?  

Isufi: Është në përfundim të kompletimit të dokumentacionit për regjistrimin e OVL-së edhe pse kam shpresoj njohjen si organizatë duke u bazuar në kërkesën që është bërë para disa viteve e që nuk është pranuar.

Pa njohjen e OVL-së nga shteti, stagnon dhe shumë mundësi për të zgjidhur dhe zhvilluar aktivitetet më të shumta në ndihmën e familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës së UÇPMB-së.

Në njohjen e organizatës duhet theksuar dhe se politika nuk ka bërë as gjen ë këtë drejtim por shpresoj se në të ardhmen edhe duhet të angazhohet më shumë sepse kjo është në të mirë të gjithëve.

edmond-isufiTitulli: Pse realisht dhe sinqerisht kaq papritmas vendosët të largoheni nga drejtimi i organizatës në Bujanoc dhe cili është shqetësimi juaj për gjendjen e përgjithshme në këtë vend? 

Isufi: Shumë realisht dhe sinqerisht edhe një herë po përgjigjem se arsyet që jam larguar janë atë që kam përmendur në dorëheqjen time e që edhe një herë po i ceki e që janë përveç atyre personale, pozita e vështirë e OVL-së dhe kategoritë e luftës e mundësit e pakta për të i ndihmuar ata. Njëra ndër arsyet shtysë ka qenë dhe përçarja në rritje gjithnjë e më shumë e politikës shqiptare në komunë e Bujanocës.

Edhe për krah angazhimit që kemi pas si OVL që për mos të ardhur në këtë situatë, mjerisht faktori politik shqiptar nuk ka marrë parasysh angazhimin e OVL-së për ka shikuar interesat personale apo të një grupi, e jo ato kolektive.

Kjo situatë e brishtë që kemi sot, si pasoj nga politika, më shumë po i kushton shqiptarëve të komunës së Bujanocit.

Titulli:  Pas dorëheqjes nga OVL, ku e shihni vetën tuaj, do të futeni në politik? 

Isufi: Sa i përket futjes në politikën vendore, nuk dua as ta mohoj e as ta pohoj që do të jem pjesë e politikës, me këtë rast duhet të them edhe këtë. As një herë nuk e kam menduar para se të jem në OVL, të merrem me politik apo të jem pjesë e politikës, por po thuajse gjatë tre viteve sa kam udhëhequr OVL-në, kam qenë pjesë e shumë proceseve edhe politike dhe problemeve që kanë shqetësuar Luginën e Preshevës, duke u nisur nga takimet vendore dhe ndërkombëtare dhe kemi bërë një përvojë që mund të kontribuojmë pozitivisht në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të kësaj pjese.

Këtu nuk përjashtohet mundësia e një alternative të re duke i parë përçarjet politike shqiptare, që më së shumti po vërehet tek rinia jonë dhe duke mos e parë bashkëpunimin e subjekteve politike shqiptare, si rrjedhojë e saj mund të lind një iniciativë e re.

Shkolla me oborr modern (foto & video)
Latifi: Mos përgjegjësia është kthyer në një epidemi në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration