Regjisori nga Lugina film për Skënderbeun (Foto)
Regjisori dhe aktori nga Lugina që vepron dhe jeton në Zvicër, pas realizimit të shumë filmave, në plan ka edhe një film për Skënderbeun.
Në një intervistë dhënë portalit informativ Titulli, Valton Jakupi, nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit ka shpalosur planet e tij në fushën e kinematografisë, duke i kaluar kufijtë e Evropës duke shkuar në Holliwoodin e largët, në SHBA.
“Për herë të parë për lexuesit e Titulli.com po e zbulojë edhe projektin shumë të madh që do realizohet në bashkëpunim me produksionin filmik “Kraja Films”- New York, si dhe me disa producent dhe regjisor nga New Yorku. Jemi duke parë një skenarë tepër të madh mbi historinë e Skënderbeut, por edhe më i gjerë”, u shpreh Jakupi.
Ai shton se filmi do të realizohet mes produksionit të cilin e udhëheqë, “International Film Europe London-Swiss”, si dhe “Kraja Films” nga New Yorku, ndërsa financues do të jetë produksioni më i madh Amerikan “UNIVERZAL”.
Sipas tij ky projekt gjigant do të marrë edhe mbështetjen e Qeverisë së Shqipërisë, Kosovës dhe me dy Akademitë e Shkencave dhe Kulturës.
“Për momentin jemi duke punuar në skenar, i cili është krejtësisht në gjuhën angleze. Në realizim do të inkuadrohen edhe James Belushi, Eliza Dushku etj. ky është plani që kemi me produksionin “Kraja Films” nga New Yorku”, i tha Titullit, Jakupi.
Titulli: Z. Valton Jakupi, këtë vit si dhe vitet e kaluara, keni realizuar filma-dokumentar që në qendër kanë shqiptarët që jetojnë në Zvicër. Si priten nga publiku vendas prodhimet tuaja?
Valton Jakupi: Kamë realizuar disa filma të metrazhit të gjatë dhe filma dokumentar, por pikë së pari, fatmirësisht kam arrit atë çka kam dashur, që një film në gjuhen shqipe ta fus edhe ne agjendën e kinemave zvicerane pa përkthim shqip, duke negociuar mbi 6 muaj për këtë çështje. Kurse filmat që kam realizuar, nga publiku vendas është mirëpritur tepër mir dhe kjo më ka dhën edhe një motivacion më të madh për të punuar. Në çdo film që realizojë, ndonjë pjesë apo personazhet që luajnë në te e kanë një vend të rezervuar.
Titulli: Premierën e filmit “Wer bist du – Cili je ti?”, në qershor e shfaqët në qytetin Wil-t , i cili më pas në Festivalin e Çmimeve për Integrim “Goldene Enzian” në St.Gallen ishte filmi i vetëm shqiptar i nominuar për çmimin për integrim, ku edhe u radhit në top 10 dokumentarët e këtij festivali? Sa jeni të kënaqur me arritjen e këtij dokumentari?
Valton Jakupi: Po kishin aplikuar mbi 160 projekte nga gjithë Zvicra por edhe Evropa si dhe vendet aziatike. Filmi “Wer bist du – Cili je ti?” ishte i vetmi film me tematikë shqiptare. Isha i gëzuar se u nominua, por më pas ndodhi ajo, ky film hyri në top 10 të filmave më të mirë dokumentar duke u marrë vendin e katërt në festival. Më bën krenar të gjithë që ishin prezent panë një pjesë tjetër të shqiptarëve e prezantuar në film. Disa vende si Eritrea kishin pak njohuri për shqiptarët dhe kjo bëri që ta njohin kombin tim edhe më shumë. Filmi është ftuar edhe në festivale të tjera të Euvopës dhe më gjerë. Për këtë e falënderojë Producentin Felix Baumgartner, që për 7 muaj realizim të këtij filmi ishte gjithherë në ndihmën tonë, po ashtu edhe productionin “New Vision” nga Bujanoci, si dhe aktorët Shukri Ademi dhe Blerim Abazi.
Titulli: Departamenti për Kulturë në kantonin St. Gallen në fillim të muajit nëntor ju ka ndarë çmimin “Penda e Artë“?
Valton Jakupi: Nuk e prisja këtë çmim pasi ishte konkurrenca tepër e madhe. Në fillim kisha hequr dorë nga kjo. Por, ndodhi ajo që në mesin e atyre regjisorëve Departamenti për Kulture, të më shpalli regjisorin më të mirë të festivalit duke ma ndarë çmimin “Penda e Artë”. Kjo më dha kurajë edhe më të madhe që të vazhdojë, jo vetëm me filma të metrazhit të gjatë, por edhe me filma dokumentar, gjithherë duke pasur në fokus komunitetin tim shqiptarë, edhe siç thash para gjithë të pranishmëve, këtë çmim ia dedikoj të gjithë bashkëvendasve të mi të Luginës së Preshevës.
Titulli: Cilat janë projektet e ardhshme që planifikoni t’i realizoni dhe cilët fusha mendoni t’i trajtoni ?
Valton Jakupi: Mua më pëlqejnë gjithherë tematikat që kanë të bëjnë me kombin tim Shqiptarë, si filmat e kaluar që kisha realizuar “Hakmarrja dhe Kriminaliteti”. Por edhe tash kam plane të filloj me dy projekte filmike. Një film të metrazhit të gjatë me tematik martesat çifteve që i përkasin religjioneve të ndryshme, që do te jetë i zhanrit aksion, triler dhe tragjik, ku xhirimet do të jenë 80 % në Evropë dhe 20% në Bujanoc e Preshevë. Kurse, filmi tjetër, është film dokumentar ku në qendër kanë nënën dhe të bijën. Në këtë film shumica e aktorëve do të jenë shqiptarë si dhe një pjesë zvicerane dhe të kombësive tjera. Siç thash edhe më herët talentet e aktrimit nga vendi ime do të kenë vend në projektet e mia, gjithherë i mirëpres krah hapur, duke i ndihmuar në vazhdimin e karrierës në kinematografi.
Për herë të parë për lexuesit e Titulli.com po e zbulojë edhe projektin shumë të madh që do realizohet në bashkëpunim me produksionin filmik “Kraja films”- New York, si dhe me disa producent dhe regjisor nga New Yorku. Jemi duke parë një skenarë tepër të madh mbi historinë e Skenderbeut, por edhe më i gjerë. Ky film shpresoj se do të realizohet mes produksionit të cilin e udhëheqë unë, “International Film Europe London-Swiss”, si dhe “Kraja Films” nga New Yorku, ndërsa financues do të jetë produksioni më i madh Amerikan “UNIVERZAL”, por gjithherë në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë, Kosovës dhe me dy Akademitë e Shkencave dhe Kulturës. Për momentin jemi duke punuar në skenar, i cili është krejtësisht në gjuhën angleze. Në realizim do të inkuadrohen edhe James Belushi, Eliza Dushku etj, ky është plani që kemi me produksionin “Kraja Films” nga New Yorku.
Titulli: Pasi që veproni në Zvicër dhe bashkëpunoni me zyrtarët zviceran, a keni arrit të ndihmoni me ndonjë projekt Komunën e Bujanocit, pasi që edhe vini nga ky rajon?
Valton Jakupi: Gjithherë në mendje kam vendin tim, kudo që të shkoj. Kemi ndihmuar në disa fusha për rini dhe kulturë, por do të vazhdojmë edhe më shumë në të ardhmen. Më e arritura ka qenë insistimi që kryetari i Komunës së Bujanocit z. Nagip Arifi të ketë një takim me kryetaren e qytetit Wil, si dhe me Drejtorin për Integrim, Felix Baumgartner dhe të bisedojnë për shumë projekte të përbashkëta në të ardhmen, që shpresoj se së shpejti do të realizohen, sidomos në fushën e arsimit, kulturës dhe në fushat tjera. Kjo më bën shumë të lumtur, ndoshta një ditë ky bashkëpunim do të mund të finalizohet edhe me binjakëzimin e këtyre dy qyteteve, Wil dhe Bujanocit.
Titulli: Si regjisorë, aktorë dhe skenaristë i shumë prodhimeve, çka do të mund t’i ofroni në të ardhmen vendlindjes tuaj?
Valton Jakupi: Dëshira për investim në vendlindje është e madhe. Në një të ardhme mendoj që ta hapë një produksion filmik që t’i ofroj rinis atje trajnime nga ekspert të fushës së kinematografisë dhe teatrit, të realizojmë projekte të ndryshme në vendin tim, pasi shumë vende të bukura e artistike ka Bujanoci. Për të realizuar projekte filmime, mund të them se vendlindja ime është një Hollywood i vogël.
Veç kësaj pse të mos ndërtojmë një kinema të vogël e të sjellim projekte të shumta filmike për vendasit e mi. Kam shumë ide të cilat shpresojë t’i realizojë.
/Titulli.com/