“Forbes” publikon listën e më të pasurve, nuk ka dyshime për vendin e parë
Atraktive

“Forbes” publikon listën e më të pasurve, nuk ka dyshime për vendin e parë

02.Sep.2023 07:55
0

Revista amerikane “Forbes” ka publikuar listën e personave më të pasur në botë, të cilët sipas saj gjithashtu kanë një ndikim shumë të madh në ekonomi dhe aspektet e tjera të jetës publike.

Këtë vit, lista që përfshin në total 2640 persona udhëhiqet nga CEO i Teslës, Elon Musk, i cili vetëm në muajin qershor arriti të kalonte manjatin francez, Bernard Arnault.

 

Me një pasuri që vlerësohet të jetë rreth 238 miliardë dollarë. Musk është personi më i pasur në botë, një pozicion që ai e mbajti edhe për pjesën më të madhe të vitit 2022. 

Ajo që bie në sy në këtë renditje është rikthimi në 10 të parë e Mark Zuckerberg, i cili korri ndjeshëm fitime falë rritjes së aksioneve të META.

Më poshtë janë 10 njerëzit më të pasur në botë që nga 1 shtatori 2023, sipas Forbes, të cilët janë të gjithë burra.

 

1.Elon Musk

2. Bernard Henrio 

3. Jeff Bezos 4.

4. Larry Ellison 

5. Warren Buffett

6. Larry Page

7. Bill Gates

8. Sergey Brin

9. Mark Zuckerberg

10. Steve Ballmer.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ollar.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Zëvendëskryeministri i Kosovës Bislimi: Në spitalin rajonal në Vrajë nuk punon asnjë shqiptar
Abazoviç: Mandatari Spajiç ka aftësinë të zgjedhë ekipin e tij, nëse jo duhet të shkojmë në zgjedhje të reja
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration