Çka do të ndodhë me Preshevën pas premtimeve të mëdha për zhvillimin Ekonomik
Lokale

Çka do të ndodhë me Preshevën pas premtimeve të mëdha për zhvillimin Ekonomik

10.May.2016 16:18
0
Lugina e Preshevës tashmë i ka përfunduar zgjedhjet e fundit komunale, dhe janë duke u përgatitur investimet e premtuara gjatë fushatës zgjedhore. Në Luginë kishim një fushatë të egër dhe konkurrente për të zgjedhur njeriun e duhur të kësaj komune. Dhe ajo tashmë është bërë dhe Presheva gëzon një kryetar të ri me një koalicion po ashtu të vjetër por me një anëtarësi të re.

Shkruan: Shpetim Memishi; 

Presheva dhe preshevarët tashmë janë me shpresat e tyre se ky koalicion dhe me plan programet e prezantuara, do të kenë mundësi më të mira dhe po ashtu do të ket një zhvillim në aspektin Ekonomik dhe shëndetësor e bujqësor. Qytetarët kanë vetëm një dëshirë, dhe ajo është që sa më shpejt t’ju mundësohet realizimi i ëndrrave të tyre, që të kenë një punë dhe po ashtu produktet e tyre të ken një pikë ku do të munden të i shesin ato dhe t’ju garantohet se produkti i tyre është i sigurt në vendin e shitjes dhe në përfitimin e sajë.

Por kjo njëherë nuk është duke ndodhur nga se mbas çdo fushate ne do të duhemi të merremi me personat që kanë qen në menaxhimin e komunës sonë, dhe me ato çka ata nuk kanë bërë ne ( koalicioni ) do të njoftojmë popullin tonë se ata këtë e kanë bërë e këtë nuk e kanë bërë. Ndërsa qytetarët tanë po vazhdojnë prapë me të njëjtën situatë dhe me ballafaqimin e të njëjtës situatë ashtu siç ka qenë para tre apo katër muaj. Populli jonë nuk ka shpresë dhe nuk ka kohë të humbet më shumë se sa kemi humbur deri më tani, por ata kërkojnë që të fillojmë sot, se e djeshmja ka qen shumë vonë për fillimin e ndryshimeve të premtuara.

Si të vazhdojmë në zhvillimin e ekonomisë së vendlindjes sonë, nga plan programet e fushatës do të duhet të kemi sinjalet e para të donatorëve se janë duke u interesuar për investimet e tyre, dhe të kemi takime me qytetarët rreth plan programeve të tyre. Konsultimet me menaxherët e rinj komunale dhe me qytetarët se cilat janë kërkesat e tyre, dhe cilat janë prodhimet dhe produktet që kjo pjesë ka më së shumti nevojë të prodhojë dhe si të bëhet transporti i produkteve në vendet fqinjë e më gjerë. Çfarë të prodhojnë më shumë bujqit e Preshevës dhe çka do t’ju sigurohet se nëse do të kemi ndonjë tragjedi natyrore për produktet e tyre. Cilat janë beneficionet që iu garanton komuna e Preshevës, dhe sa janë subvencionet e komunës ndaj tyre.

Presheva pret një ndryshim shumë të madh në aspektin e zhvillimit ekonomik nga se edhe ajo varet shumë nga ky aspekt, nga dhe këtu do të fillojnë edhe ndërtimet e marrëdhënieve shumë më të mira qytetar – komunë e Preshevës.

Po ashtu edhe komuna jonë do të ketë mundësi të bëjë renovimin e shkollave tona që janë për mjerim, renovimet e palestrave sportive të shkollave etj. Komuna do të ketë mundësi po ashtu të bëjë një investim në rinin tonë me një rregullim të fushës për tenis, një parku të planifikuar dhe organizuar shumë mirë, për menaxhimin e mbeturinave dhe riciklimin e tyre nga fabrika e premtuar në fushatë.

Do të kemi rrugë më të mirë dhe po ashtu një zgjidhje sa më të letë për vozitësit në Preshevë e po ashtu ajo çka është më e rëndësishmja siguria e qytetarëve sa më e madhe. Në bazë të këtyre edhe do të ketë një numër të punësimit të punëtorëve dhe po ashtu edhe një kontribut edhe për kompanitë private në këtë pjesë.

Investimi do të duhej të bëhet edhe në sektorin e ndërtimit që të mos lejohej monopolizmi i kompanive private të kësaj pjese dhe një siguri edhe më e madhe për banoret tanë se ku do të jetojnë dhe çfarë ndërtime janë duke u bërë.

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

 

 

 

Ministria e Bujqësisë shpërndan mjete të pakthyeshme për bujqit (konkurs)
Pakica shqiptare mundë të jetë pjesë e qeverisë pro-evropiane të Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration