Ministria e Bujqësisë shpërndan mjete të pakthyeshme për bujqit (konkurs)
Lokale

Ministria e Bujqësisë shpërndan mjete të pakthyeshme për bujqit (konkurs)

10.May.2016 15:59
0
Ministria e Bujqësisë së Serbisë ka hapur konkurs për mjete të pakthyeshme gjatë vitit 2016 duke ftuar kështu bujqit të aplikojnë për këtë subvencione më mekanizim dhe pajisje lidhëse.

Mjetet stimuluese të pakthyeshme mund të fitohen në prodhimin primar të kulturave bimore për prodhimin e grurit, bimëve industriale, bimëve aromatike dhe shëruese, perimeve, pemëve, rrushit dhe luleve si dhe në prodhimin primar të prodhimeve të kafshëve për prodhimin e qumshtit, mishit dhe vezëve, peshkut, mjaltit dhe prodhimeve të tjera të bletëve.

 Të drejtë për subvencione kanë personat fizik, bartësit e amvisërive të regjistruara bujqësore familjare, sipërmarrësi, personat juridik,  shoqëritë afariste, kooperativat bujqësore, shkollat e mesme dhe organizatat shkencore dhe hulumtuese në fushën e bujqësisë.

Kufiri për fitimin e stimujve në konkurs është maksimalisht në 50 ha të me kulturë bimore për të cilat planifikohet përdorimi pajisjeve dhe mekanizmit.

Çmimet subvencionuese të pajisjeve të reja për përgatitjen dhe distribuimin e ushqimit të kafshëve janë 40-55% nga vlera e çmimit pa TVSH.

Tekstin e konkursit dhe informacionet shtesë mund t`i merrni në këtë adresë: KONKURSI

 

Preshevë: Akademi për dëshmorët e UÇPMB-së
Çka do të ndodhë me Preshevën pas premtimeve të mëdha për zhvillimin Ekonomik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration