Pakica shqiptare mundë të jetë pjesë e qeverisë pro-evropiane të Serbisë
Lokale

Pakica shqiptare mundë të jetë pjesë e qeverisë pro-evropiane të Serbisë

11.May.2016 09:48
0
Ish ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka në një shkrim autorial ka folur për pozicionimin e politikës strategjike të Serbisë pas zgjedhjeve të 24 Prillit.

“Ky vit do të jetë vendimtar për Serbinë. Zgjedhjet që u mbajtën më 24 prill ishin një lloj referendumi kombëtar. Vota, që iu dha kryeministrit pro-Evropës Aleksandar Vuçiq, nuk qe vetëm për ta fituar shumicën parlamentare, por edhe për për ta çkurorizuar nga Rusia, vendin më të madh që doli nga ish-Jugosllavia”, ka shkruar Reka, transmeton Titulli.com.

Sipas tij Serbia  Serbia do të fillojë t’i qetësoj tensionet e saj ndëretnike, përmes decentralizimit, duke u dhënë më shumë autonomi tri rajoneve: Vojvodinës, Luginës së Preshevës dhe Sanxhakut.

“Vojvodina, në veri ka një minoritet të madh hungarez. Deri në vitin 1989, ajo ka pasur autonomi të gjerë, dhe vitin e kaluar atje u krijua një lëvizje pro pavarësisë. Në rajonin jugor, në Luginën e Preshevës, shumica shqiptare është duke kërkuar një status të ngjashëm me atë që gëzojnë serbët në Kosovë”, është shprehur në shkrimin e tij Blerim Reka.

Ai duke folur për pakicat në Serbi ka thënë partitë e pakicave hungareze, shqiptare dhe boshnjake, të cilat së bashku kanë fituar nëntë vende në këto zgjedhje, mund edhe të jenë pjesë e qeverisë pro-evropiane, duke e zgjeruar bazën e tyre të mbështetjes në parlament me 140 vota./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/qeveria%20e%20serbise.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Çka do të ndodhë me Preshevën pas premtimeve të mëdha për zhvillimin Ekonomik
Vuçiq sjellë edhe 5 milion euro investime në Vranjë, Bujanoci e Presheva pa kapacitete
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration