Lokale
Zgjedhje të kënaqshme në Bilaç
Numërim maratonë i votave në fshatin Bilaç, zgjedhen 21 anëtar të Këshillit të Bashkësisë Lokale (BL).
Nga ora 19h e mbrëmjes së djeshme e deri në orën 8h të mëngjesit të sotëm ka zgjatur numërimi i votave të Bashkësisë Lokale të fshatit Bilaç.
Sipas anëtarit të Komisionit që është i njohur për redaksinë, në vendvotimin e këtij fshati zgjedhjet si dhe procedura e numërimit të votave është zhvilluar në një atmosferë shumë të qetë dhe korrekte dhe deri në këto momente nuk ka pas ndonjë ankesë lidhur me procesin zgjedhor.
Qytetarët e Bilaçit gjatë ditës së djeshme, nga 54 kandidatë sa ishin në listë kanë përzgjedhur 21 prej tyre, ndërsa procesverbali është nënshkruar nga katër anëtarët e komisionit.
Siç ka mësuar Titulli, kandidatët që kanë qenë në listë për anëtarë të Kryesisë së B.L. së Bilaçit, në tubimet zgjedhore janë përzgjedhur më pak të involvuarit në subjektet politike ndërsa më punëtorët e këtij fshati./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/bujanoci-voton.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!