Lokale
Serbët më shumë anëtarë në B.L. të Bujanocit
Pas mesnate ka përfunduar numërimi i votave në zyrën e Bashkësisë Lokalë (BL) në Bujanoc dhe sipas rezultateve të para kandidatët serb kanë fituar ndaj atyre shqiptarë dhe romë
Në Këshillin e B.L. të Bujanocit në përbërjen e re do të ketë 9 anëtarë serb, 7 shqiptarë dhe 5 romë, këto janë rezultatet që ka arritur ti sigurojë Titulli nga anëtarët e këtij komisioni që morën pjesë në numërimin e votave.
Nga numri i përgjithshëm prej 21 këshilltarëve, 19 janë anëtarë të rinj të Këshillit të B.L. ndërsa vetëm dy prej tyre janë nga përbërja e vjetër e këtij organi lokal.
Përveç inkuadrimit të anëtarëve të rinj në këtë bashkësi lokale, në krahasim me përbërjen e kaluar nuk ka rritje të anëtarëve shqiptarë, por numri prej shtatë anëtarëve është si në zgjedhjet e para katër viteve.
Anëtarë shqiptarë që janë pjesë e kësaj B.L. janë kandidatë të Partisë Demokratike e cila udhëheqë edhe me Komunën e Bujanocit.
Vlen theksuar se zgjedhjet të cilat u mbajtën të dielën në disa prej bashkësive lokale ku janë të banuara me shqiptarë, u regjistruan parregullsi të cilat rezultuan edhe me anulimin e votimeve./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/BL-Bujanoc-zgjedhjet2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!