Pjesëtarët e stacionit policor të Bujanocit sot kanë arrestuar tre të rinj nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike.
Dy pjesëtarë të policisë civile sot rreth orës 15:30 minuta kanë ndaluar një makinë Peugeot 307 me targa të Vranjës.
Siç i kanë thënë Titullit dëshmitarët okularë, me të ndaluar makina pjesëtarët e policisë të cilët kanë qenë me veshje civile i kanë thënë të dyshuarve se jemi duke ju përcjellë që 3, 4 muaj.
Pasi janë ftuar njësitë tjera policore është bërë kontrollimi i makinës në të cilën është gjetur një sasi e vogël e substancave narkotike, ndërsa makina me tre të dyshuarit është dërguar në stacionin policor në Bujanoc për kontrollim më të detajuar.
I gjithë aksioni u zhvillua në qendër të Bujanocit në parkingun afër ëmbëltores Mlladost (Rinia). Makina në të cilin ishin tre të rinjtë serb, dy djem dhe një vajzë, kishte targa TX, që tregojnë se i përket qytetarit që merret me profesionin e taksistit.
Policia ende nuk ka dalë me kumtesë rreth këtij aksioni./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/arrestimi-Bujanoc-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory