Zejni Fejzullahu shkarkohet nga posti i u.d. të “Sezai Surroit”
Lokale

Zejni Fejzullahu shkarkohet nga posti i u.d. të “Sezai Surroit”

16.Dec.2013 22:00
0
Ushtruesi i detyrës së shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc Zejni Fejzullahu është shkarkuar nga ky post me votat e Këshillit të shkollës Shkeljet e bëra nga ushtruesi i detyrës (u.d.) në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc e të paralajmëruara nga inspektori republikan i arsimit Dragan Mitroviq sot kanë pas si pasojë shkarkimin e Zejni Fejzullahut. “Shkarkimi ishte i pashmangshëm pas urdhrit të dhënë nga inspektori i arsimit”, ka thënë burimi i Titullit brenda Këshillit të shkollës. Për ushtrues detyre me një mandat deri sa të zgjidhet drejtori i ri i kësaj shkolle, me automatizëm është caktuar zëvendësi i Fejzullahut, Vehid Vehbiu. Për dokumentin e inspektorit që kërkonte shkarkimin nuk dihej jo vetëm në mesin e punëtorëve arsimor por as të disa anëtarëve të Këshillit të shkollës, përderisa portali Titulli bëri publike deklaratën e zyrtares për marrëdhënie me media të Ministrisë së Arsimit Dragica Gavrilovic e cila zbardhi gjithçka, që deri në atë moment mbahej si “Top secret”. Për momentin mbetet e paqartë se çfarë do të bëhet me konkursin e hapur për drejtorë i cili është mbyllur të enjten e kaluar e në të cilin ka aplikuar edhe ish drejtuesi i këtij institucioni arsimor. Se a ka të drejtë aplikimi dhe se a bëhet fjalë për një shkelje tjetër, Titulli do të raportojë në vijim pas konsultimeve që do të ketë me inspektorët e arsimit në Serbi./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/sezai-surroi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi kalojnë përmes Bujanocit
Analizë e Spektrit Info: 800.000 euro të hedhura në baltë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration