Lokale
Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi kalojnë përmes Bujanocit
“ Edhe pse shumëkush ka shprehur rezervat e veta duke e cilësuar si të rrezikshme hapin tonë që ndërmorëm dy vite më parë, ne ishim të bindur se kjo ishte një rrugë e drejtë. Ja tani të gjithë jemi dëshmitarë se si po relaksohen marrëdhëniet në drejtimin ekonomik “, është shprehur koordinatori i Zyrës për Zhvillim Ekonomike Lokal (ZZHEL), Nexhat Behluli, duke folur në një tryezë për bashkëpunimin ekonomik Kosovë-Serbi.
Qyteti i Leskovcit ka qenë sot nikoqir i vazhdimit të shtjellimit të çështjeve midis Kosovës dhe Serbisë.
Për dallimet nga pikat tjera kontestuese, në agjendë të sotme ishin raportet ekonomike midis këtyre dy vendeve.
Nën organizimin e Lëvizjes Evropiane në Serbi është mbajtur tryeza e rrumbullakët me temë “Marrëdhëniet ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës-Ndikimi në ekonomitë dhe etnitetet lokale”.
Kjo tryezë, e cila ishte përkrahur nga qeveria e Danimarkës tuboi përfaqësues të qeverisë në Beograd dhe asaj në Prishtinë, Odave ekonomike përkatëse dhe një varg ekspertësh të ekonomisë nga rajoni.
Komuna e Bujanocit në këtë takim prezantoi me anë të koordinatorit të Zyrws për Zhvillim Ekonomik Lokal, Nexhat Behluli.
Fillimi i tryezës ishte në shenjë të arritjes së sekretarit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Gëzim Gjigolli, i cili arriti nën përcjelljen e masave të shtuara të sigurisë.
Punimet më pas vazhduan me paraqitjen e panalistëve të cilët u fokusuan kryesisht në liberalizimin e tregut midis Kosovës dhe Serbisë.
Me tona mjaft të larta u diskutua edhe për mënyrat e plasmanit të mallrave, ku secila palë paraqiti mangësitë e funksionimit normal të kësaj veprimtarie.
Një interesim të veçantë tek të pranishmit zgjoi edhe diskutimi i Nexhat Behlulit, si përfaqësues i komunës së Bujanocit.
Në fillim të fjalimit Behluli përmendi nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit të dy viteve më parë midis komunës së Bujanocit dhe Odës Ekonomike të Kosovës, duke e cilësuar si uvertyrë të mirë të firmosjes së memorandumit të bashkëpunimit midis odave ekonomike të Serbisë dhe Kosovës që ndodhi ditë më parë.
“Ne si komunë kufitare e kemi parë të arsyeshëm bashkëpunimin me Kosovën dhe pa u hamendur kemi realizuar marrëveshjen, si rezultat i së cilës ndërmarrësit tonë kanë arritur t’i përafrohen tregut kosovar”, është shprehur Behluli, raporton Titulli.
“Edhe pse shumëkush ka shprehur rezervat e veta duke e cilësuar si të rrezikshme hapin tonë që ndërmorëm dy vite më parë, ne ishim të bindur se kjo ishte një rrugë e drejtë. Ja tani të gjithë jemi dëshmitarë se si po relaksohen marrëdhëniet në drejtimin ekonomik”, vazhdoi koordinatori Behluli.
Duke e komentuar marrëveshjen e bashkëpunimit midis odave ekonomike të Kosovës dhe Serbisë, Behluli potencoi se do të jenë komunat ndërkufitare ato të cilat do të përfitojnë më së shumti në këtë drejtim.
“Përveç lidhjeve farefisnore, neve për shekuj me radhë na lidhin edhe bashkëpunimet ekonomike e tregtare, por është fakt se dekadën e fundit kemi qenë peng i marrëdhënieve të tendosura midis Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Behluli.
“ Nëse marrëveshjet gjejnë zbatimin e plotë edhe në terren, të gjithë do ta kemi më lehtë. Është dëshmuar shumë herë se ekonomia ka qenë ajo e cila e para ka thyer barrierat mes popujve,. Shpresojmë se ngjashëm do të jetë edhe tani”, ka thënë ndër të tjera koordinatori i Zyrës Lokale për Zhvillim Ekonomik, Nexhat Behluli./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/Leskoc-Behluli-3.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!