Lokale
Xhandarmëria kontrollon kalimtarët në hyrje të Tërnocit (foto)
Rreth orës 12h tri makina të blinduara të xhandarmërisë serbe kanë zbarkuar sot në hyrje të fshatit Tërnoc të Komunës së Bujanocit për të bërë kontrollet e automjeteve
Xhandarët me pushkë automatike përreth një orë kanë kontrolluar të gjitha automjetet që hynin dhe dilnin nga Tërnoci, raporton Titulli.
Në këtë aksion të xhandarmërisë morën pjesë rreth dhjetë pjesëtarë të këtij njësiti special, ndërsa nuk ka pas arrestime.
Kjo nuk është hera e parë që pjesëtarët e xhandarmërisë ndalen nëpër vendbanimet shqiptare dhe bëjnë kontrollimin e kalimtarëve të rastit.
Disa herë klasa politike e Luginës ka kërkuar që të ndërkrehen kontrollet e xhandarmërisë dhe ato të kryhen nga policia multietnike, pasi prezenca e këtyre forcave speciale mbjellë frikë te banorët shqiptarë./Titulli.com/
[caption id="attachment_39656" align="aligncenter" width="576"] Xhandarmëria gjatë kontrollit në hyrje të fshatit Tërnoc, komuna Bujanoc[/caption]
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/xhandarmeria-Ternoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!