Lokale
Arifi i etur për punë, kërkon përfundimin e punimeve para afatit ! (foto)
Një delegacion i komunës së Bujanocit ka inspektuar punimet që po bëhen në vendbanime të ndryshme të komunës
Vizita e sotme në Turi, Bujanoc, rrugën Tërnoc –Breznicë tregojnë se Arifi dëshiron që të realizojnë premtimet e dhëna edhe atë sa më shpejt, duke punar edhe gjatë ditëve të pushimit.
Punimet e filluara i vlerësojnë lartë edhe banorët e vendbanimeve ku po punohet.
Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Turi, Shefket Ibishi, vendbanim ky shqiptar ku po shtrihet rrjeti i kanalizimit, i tha Titullit se është pritur shumë gjatë për këtë projekt dhe tani po realizohet.
“Jemi të kënaqur shumë pasi që fshati ynë ka mbetur pothuajse i fundit pa kanalizim. E kemi pritur shumë kohë dhe më në fund po realizohet”, thotë Ibishi.
Ndërkaq edhe imami i këtij fshati dhe njëherit kryetari i OVL-së së UÇPMB-së në Bujanoc, Edmond Isufi shprehet i kënaqur me këtë iniciativë të ndërmarrë.
“E përshëndes këtë iniciativë të ndërmarrë për rrjetin e kanalizimit dhe pa dyshim që është një punë e mirë. I falënderoj fshatarët e sidomos mërgimtarët tanë që e kanë bërë të mundur që kjo punë të filloj, po ashtu edhe komunën e Bujanocit”, shprehet Isufi.
Agim Haliti drejtor i NP “Drejtorati për Ndërtim”, thotë se obligim i yni është të përkujdesemi maksimalisht për banorët e këtij fshati, duke thënë se ky është vetëm fillimi i projekteve në këtë fshat.
“Kjo ka qenë një dëshirë e kamotshme e qytetarëve të këtij fshati dhe gatishmëria jonë dhe e pushtetit lokal, premtimet që i kemi dhënë, sinqeritetin që kemi treguar, dhe një refleksion shumë pozitiv i bashkëpunimit të qytetarëve dhe pushtetit është se këtu pjesëmarrja ka qenë 30 % me 70 % “, thotë Haliti.
Punë kryerësi në shtrirjen e rrjetit primar të kanalizimit është NTP “Lumi” nga Samolica.
Drejtori, po ashtu shton se në Pranverë ekziston mundësia dhe vullneti që rruga nga “Ura” e deri në hyrje të fshatit do të zgjerohet dhe do të asfaltohet, por sipas financave që do të ketë kjo ndërrmarie do të shqyrtohet mundësia edhe e asfaltimit të rrugëve në brendi të këtij vendbanimi.
Haliti shpjegon se shumë shpejt do të bëhet edhe ndriçimi i rrugës që shpie në fshatin Turi, pasi që kjo rrugë frekuentohet nga një numër i madh i qytetarëve të fshatit Turi dhe Tërnoc.
Në këtë fshat me iniciativë të qytetarëve, respektivisht diasporës së këtij fshati janë duke u rregulluar edhe varrezat, projekt i cili kushton 6 mijë euro.
Delegacioni i drejtuar nga Nagip Arifi, pas fshatit Turi, kanë inspektuar edhe punët e kanalizimit që janë duke u bërë në lagjen “Zhivojin Mishiq” në Bujanoc, po ashtu edhe punimet në pjesën e paasfaltuar të rrugës Tërnoc - Breznicë.
Ndërsa, në vet qytetin e Bujanocit sot u bë shënimi i sinjalistikës rrugore përgjatë rrugëve kryesore të qytetit. /Titulli.com/
[caption id="attachment_39762" align="aligncenter" width="570"] Kryetari Arifi dhe drejtuesi i OVL-së së UÇPMB-së Edmon Isufi në vendpunimet në Turi[/caption]
[caption id="attachment_39721" align="aligncenter" width="576"] Punimet në rrjetin e kanalizimit primar në Turi[/caption]
[caption id="attachment_39725" align="aligncenter" width="576"] Punimet në rrjetin e kanalizimit primar në Turi[/caption]
[caption id="attachment_39727" align="aligncenter" width="576"] Punimet në rrjetin e kanalizimit primar në Turi[/caption]
[caption id="attachment_39728" align="aligncenter" width="576"] Punimet në rrjetin e kanalizimit në lagjen “Zhivojin Mishiq” në Bujanoc[/caption]
[caption id="attachment_39729" align="aligncenter" width="576"] Inspektimi i punimeve në rrjetin e kanalizimit në lagjen “Zhivojin Mishiq” në Bujanoc[/caption]
[caption id="attachment_39731" align="aligncenter" width="576"] Inspektimi i punimeve në pjesën e paasfaltuar të rrugës Tërnoc - Breznicë.[/caption]
[caption id="attachment_39735" align="aligncenter" width="576"] Shënimi i sinjalistikës rrugore në Bujanoc[/caption]
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/KANALIZIMI-Bujanoc-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!