Reagon “Vatra”: Edhe ne duhet të jemi pjesë e bisedimeve me Serbinë
Pas publikimit të lajmit se serbët e Kosovës do të marrin pjesë në bisedimet Prishtinë Beograd, shoqata e të shpërngulurve nga Lugina, “Vatra”, me seli në Gjilan, ka reaguar për shkak të mos përfaqësimit të Bujanocit, Preshevës, Medvegjës në këto bisedime
“Ky lajm u prit me shqetësim të madh nga qytetarët e Kosovës Lindore kudo që janë duke jetuar, ngase sipas kësaj në këto bisedime nuk janë ftuar përfaqësues legjitim apo së paku përfaqësues nga shoqëria civile të shqiptarëve nga Kosova Lindore, përkundër kërkesave të bëra”, shkruhet në reagimin e Vatrës. “Vatra” mendon se më parë se serbët e Veriut të Kosovës, do të duhej që shqiptarët e Kosovës Lindore të ishin pjesë e ekipit negociator të Kosovës “Pasi që shqiptarët janë treguar shumë më modern dhe demokratik, ngase asnjëherë, që nga paslufta në mes të UÇPMB-së dhe forcave ushtarake serbe, nuk kanë krijuar probleme sikur serbët e veriut, për këtë arsye ata e meritojnë pjesëmarrjen në bisedime”, thuhet në letrën e “Vatrës”. Shoqata kërkon edhe nga miqtë amerikan dhe evropianë që përfaqësuesit e Kosovës Lindore të jenë pjesë e bisedimeve. “Ashtu siç i kemi pranuar gjithmonë këshillat e miqve tanë amerikanë e evropianë, kërkojmë nga ata që në këto bisedime me rëndësi të madhe Presheva, Bujanoci e Medvegja të jenë pjesë e bisedimeve Kosovë –Serbi, sepse duke zgjidhur çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve të Kosovës Lindore ndihmojnë stabilitetin e rajonit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e “Vatrës”. Vlen theksuar se Shoqata “Vatra” ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve të Kosovës si dhe subjekteve më të mëdha politike me kërkesën që edhe Lugina të marrë pjesë në bisedimet Prishtinë – Beograd, në përbërjen e delegacionit të Kosovës./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/tahiri-kabineti.jpg): failed to open stream: No such file or directory