Lokale
VV dhe KDNJ ftojnë në protestë për Luginën
Lëvizja Vetëvendosje do të protestojë ditën e shtunë më 26 janar në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Protesta do të fillojë në orën 14:00 te Biblioteka Kombëtare, për të vazhduar pastaj në qendër të qytetit nëpër Sheshin “Nënë Tereza” e deri te Teatri Kombëtar.
Nënkryetari i Vetëvendosjes Shpend Ahmeti ka thënë se në protestë do të kërkohet respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kthimi i lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ndalimi i menjëhershëm i negociatave me Serbinë, kthimi në Kuvend të rezolutës për reciprocitet me Serbinë si dhe shtrirja e sovranitetit të plotë në gjithë Kosovën.
Ahmeti ka kërkuar reciprocitet me Serbinë i cili sipas tij nuk arrihet me shkatërrim varrezash.
“Prishja e këtyre varrezave mund të bëhet çështje diskutimi edhe në Bruksel” ka thënë Ahmeti duke kërkuar maturi nga qytetarët.
Ndërkohë Deputeti Glauk Konjufca i ka kërkuar edhe një herë qeverisë së Kosovës ndalimin e negociatave me Serbinë.
“Nëse qeveria e Kosovës ka hyrë në këtë valle dhe tani s'mund të dalë, së paku le të kushtëzojë vazhdimin e negociatave me respektimin e të drejteve të shqiptarëve në Preshevë”, ka thënë Konjufca.
Në fund është bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që në protestë të marrin pjesë në numër sa më të madh derisa kanë akuzuar qeverinë se po shantazhon qytetarët për të mos dalë protesta.
“Agjentë të pushtetit partiakë po fotografojnë qytetarët në protestë dhe me këtë i shantazhojnë me vende pune dhe mirëqenie sociale”, ka thënë Konjufca.
Protesta e së shtunës sikurse edhe herave të tjera nuk është lajmëruar në polici, për arsye, siç u tha, bazuar në të drejtën qytetare për protestë.
Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë fton qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në protestën mbarëpopullore në mbrojtje të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e cila organizohet nga ana e Lëvizjes "Vetëvendosje!".
KDNJ fton qytetarët që t'i përgjigjen solidarizimit të Lëvizjes "Vetëvendosje!"./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/protesta-presheve8.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!