Lokale
Thaçi i bishtnon Luginës
Pas akuzave që kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ditë më parë u bëri krerëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së nga xhandarmëria serbe, kanë reaguar liderët e Luginës së Preshevës, shkruan zeri.
Madje, ata e akuzojnë kryeministrin kosovar Hashim Thaçi se nuk po i merr përgjegjësitë që i takojnë si kryeministër. Sipas tyre, Thaçi është ai i cili po i bishtnon kësaj çështjeje, vetëm e vetëm për të mos prishur rehatinë e tij si kryeministër kosovar. Ish- përfaqësuesi politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, ka thënë se kreu i Qeverisë kosovare nuk i ka kushtëzuar për asgjë mirëpo, sipas tij, ai nuk po i merr përgjegjësitë që i takojnë si kryeministër i Kosovës.
“Kryeministri na ka thënë që ne të gjejmë model në Luginë me faktorin ndërkombëtar dhe të tejkalohet kjo situatë si është më së miri. Thaçi duhet të marrë më shumë përgjegjësi sepse është kryeministër i shqiptarëve, nuk është vetëm kryeministër i Gjilanit, Prishtinës, Dukagjinit apo Drenicës. Prandaj ai assesi nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë që ka”, ka thënë Musliu.
Ai është dashur edhe më herët të na ftojë të bisedojmë për Luginën, mirëpo këtë nuk e ka bërë asnjëherë edhe përkundër kërkesave tona. “Ne ka kohë që kemi kërkuar të takohemi me të, madje kemi kërkuar edhe me shkrim takim, mirëpo kryeministri gjithnjë i ka ikur takimit me ne. Edhe tash pas skandalit të qeverisë së Beogradit me heqjen e lapidarit, kryeministri Thaçi po i bishtnon problemit të Luginës”, ka thënë Musliu.
Ai duhet të dalë në ballë dhe të kërkojë zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Luginë, mirëpo deri më tash ai nuk e ka bërë këtë. “Ai duhet t’i tregojë Luginës pa lajka se çfarë duhet të bëjmë ne në Luginë. Kjo është më e sinqertë”, ka precizuar Musliu.
Ai ka thënë se edhe me deklaratën e përbashkët në Luginë të kenë kërkuar nga Thaçi që të merret me zgjidhjen si kryeministër e jo si individ. “Ai ka përgjegjësi dhe duhet të kyçet në problemin e Luginës e jo të akuzojë. Madje ai qe sa është kryeministër kurrë nuk ka marrë iniciativë të investojë në Luginë së paku të investojë në një shkollë apo një rrugë ta ketë emrin e dëshmorëve që ta dinë shqiptarët këtu se e kemi dikë që kujdeset për ne ”, ka thënë Musliu.
Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, e akuzoi kryeministrin Hashim Thaçi për mospërkrahje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. “Ky kryeministër i akuzon qytetarët e pambrojtur dhe të papërkrahur për dobësi. Kjo është e pandershme dhe pafytyrësi e papranueshme”, tha Aliu. Ai ka thënë se gjatë gjithë kohës qytetarët e Luginës u mbajtën nën iluzione nga politikanët tanë me premtimin se do t’i mbrojnë, ata madje inkurajoheshin të rrinë të qetë e të integrohen në jetën institucionale atje.
“Kryeministri Thaçi është kryeministër qe 5 vjet. Përpos që nuk i ka vënë si kusht në negociata të drejtat e shqiptarëve në Luginë, le të tregojë së paku sa cent i ka dhënë ai për ata shqiptarë që jetojnë atje. Sikur qeveria jonë në këto vite të ndante një shumë për ta dhe këtë ta bënte edhe Republika e Shqipërisë, ndryshe do të ishte gjendja atje sot. Por jo, në vend se t’u japë qeveria shqiptarëve të asaj ane, u merr para për çdo hyrje në Kosovë. E vetmja që kryeministri ynë u ka ofruar qytetarëve atje është asgjë tjetër pos inkurajim të Daçiqit. Dhe tani Daçiqi godet në dy anët”, ka thënë Aliu./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/Largimi_i_lapidarit_ne_Presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!