Lokale
Ndalohen 11 emigrantë në Preshevë
Pjesëtarët e MPB të Serbisë dhe dogana kanë ndaluar të premten në stacionin hekurudhor në Preshevë, 11 shtetas të huaj të cilët në mënyrë ilegale kanë tentuar të hyjnë në Serbi
Tre shtetas të Algjerisë dhe nga katër të Afganistanit dhe të Malit, janë zbuluar gjatë kontrollit të trenit i cili po barte kontejner dhe rimorkio për kamion të cilat ishin të ngarkuara me profile alumini dhe për destinacion kishin Austrinë.
Në njoftimin e Administratës së Doganave theksohet se aksioni është zhvilluar herët në mëngjes, mirëpo detaje tjera nuk jepen./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/emigrant-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!