Vazhdon të botohet revista “Jehona”
Sot, doli nga shtypi numri i ri i Revistës “JEHONA”, e cila për lexuesit e saj të dashur, sjell tema e materiale nga fusha të ndryshme të jetës sonë politike dhe ekonomike. “Jehona”, si zakonisht fillon me komentin redaksional: 21 vjet Referendum, për të vazhduar me dialogun e filluar Luginë – Beograd, intervistën ekskluzive me njeriun numër një të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, pastaj me shqiptarët e luftës së shenjtë të Sirisë, reportazhin për Tërnocin, fshatin më të madh shqiptar në Ballkan, si dhe tema nga sfera e bisnezit shqiptar: “Agro Adria”, Poliklinika “Lili”, “Magjar Tours”, nga fusha e sportit etj. Me interes për lexuesit është se çka i tha “Jehonës”, prefekti i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, lidhur me gjendjen politike dhe të sigurisë ne vend, sa po merren në konsideratë kërkesat e shqiptarëve nga Beogradi, shantazhet e opozitës dhe Lista serbe për Bujanocin, investimet si dhe çështje të tjera me rëndësi për lexuesit, vetëm te “Jehona” . Po vetëm te “Jehona”, mund të lexoni dhe mësoni për Tërnocin dhe pozitën e tij gjeopolitike dhe gjeostrategjike, pastaj do të informoheni se: A është Referendumi i vitit 1992, për Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën, të shqiptarëve të Luginës së Preshevës “kapital i vdekur politik” dhe nëse nuk është pse nuk jetësohet njëherë?! Çka pritet nga dialogu Luginë-Beograd, kush e mendoi një opsion të tillë dhe sa do të ndikoj ai në raundin e gjashtë të bisedimeve në Bruksel?! Kush është tërnocasi, Arif Osmani, i cili shpiku Alfabeti shqip pas 40 vjet punë intensive për ta sfiduar Alfabetin aktual të gjuhës shqipe me shkronja latino-greke?! Këto dhe shkrime të tjera vetëm te “Jehona”! Këtë numër të ri të “Jehonës”, nuk e bënë të veçantë vetëm begatia e temave me interes për lexuesit e saj, por edhe fizionomia e dizajni perfekt dhe liria e shprehjes. Gjithashtu e veçanta e numrit të ri të revistës është se ajo ka kthyer në veprim miqtë e saj brenda e jashtë vendit, për ta shpërndarë atë në çdo kënd të hapësirave shqiptare. “Jehona”, revista e parë në gjuhën shqipe jo vetëm në Luginën e Preshevës, vazhdon të jetë lidere e gazetarisë së shkruar edhe sot pa ngjyrime e anime partiake, gjithnjë në shërbim të informimit të qytetarëve: drejtë, shpejtë dhe korrekt. Lexone “Jehonën”, ajo është Juaja! Atë mund ta gjeni nëpër Qoshqet e ish “Rilindjes”, në Bujanoc, Preshevë, Gjilan, Prishtinë, Fushë Kosovë e diasporë. Lexim të këndshëm!
Redaksia
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/Ballina-Jehona-911.jpg): failed to open stream: No such file or directory