Lokale
KKSH: Grat shqiptare të Luginës themel drejt progresit
Vitin 1910 përkujtohet si viti kur u kremtua për herë të parë dita e 8 Marsit, sot e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Ishin, të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh evropiane dhe ShBA-së, të mbledhura në Kopenhagën të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, ku vendosën që çdo vit, 8 Marsi të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave. Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e New York-ut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë, thuhet në urimin e KKSH-së.
Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari Galip Beqiri në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i uron të gjitha gratë, e në veçanti gratë shqiptare që me vite kanë dhënë kontribut të çmueshëm në të gjitha sferat e jetës e me këmbëngulësi që shqiptarët e Luginës së Preshevës mos të shpërngulen nga trevat e veta.
Uroj që ky 8 mars të sjell begati dhe kujtoj të gjitha ato nëna e motra që kanë dhënë shumë për këtë vend. Ky është frymëzimi gjeneratave të reja, forca dhe madhështia e këtij vendi. Besoj fuqishëm që vitet në vijim do të jenë edhe më sfiduese dhe që Lugina e Preshevës. Me bindje se nënat dhe motrat tona gjithmonë kanë qenë themel i qëndresës dhe progresit drejt një të ardhme më të ndritur, njofton Shërbimi për informim i KKSH-së./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/kksh-logo.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!