Lokale
Arifi: Arsimi është e vetmja rrugë për shqiptarët (video)
Në shënimin e ditës së mësuesit, në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc është bërë shpërndarja e mirënjohjeve për mësimdhënësit
Në këtë organizim për ditën e mësuesit, 7 marsit, morën pjesë profesor dhe drejtues të shkollave të komunës së Bujanocit, të cilëve nga vetëqeverisja lokale iu ndanë mirënjohje për punën e palodhshme të veteranëve të arsimit.
Arbër Pajaziti, kryeshefi i drejtoratit për veprimtari shoqërore dhe çështje publike i Komunës së Bujanocit, në fjalimin e tij para mysafirëve, tha se shprehë admirim e tij më të madh për mësueset dhe mësuesit e vendit.
“Mësimdhënësit kontribuuan në edukimin dhe qytetërimin e lartë të fëmijëve tanë. Shkolla është vatra e dytë e ngrohtë familjare”, tha ndër të tjera Pajaziti.
Ndërsa, edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, përshëndeti të pranishmit, duke i falënderuar që me punën e tyre kanë arrit që të shkollojnë brezat e rinj.
“Jepni më shumë kujdes arsimit sepse e vetmja rrugë që shqiptarët të kenë ardhmëri më të mirë është arsimi”, kështu u shpreh kryetari Arifi i cili më pas bëri edhe shpërndarjen e mirënjohjeve për veteranët e arsimit.
Mësuesit të cilët morën pjesë në këtë organizim u shprehën të kënaqur që nuk harrohen dhe vlerësohet puna e tyre, qoftë edhe me një mirënjohje simbolike, që për ta tregon kujdesin ndaj tyre.
Për të pranishmit në fund është shtruar një koktej./Titulli.com/
http://youtu.be/GnhrU6iKePEcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/Arifi-dita-mesuesit1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!