Lokale
“Vatra” organizon mbrëmje humanitare
Përfaqësues të Shoqatës “Vatra” nga Lugina me seli në Gjilan kanë bërë të ditur se rinia e kësaj shoqate, duke u nxitur nga një rast prekës i vajzës së vogël Besjana Shahini nga Capari i Gjilanit, vendosen të organizojnë një mbrëmje humanitare në diskotekën "Flux" në Gjilan, me date 11 janar e (premte) në ora 20.00, ku do të marrin pjesë: "Fisnikët", "Golg Ag", "Kaos" etj.
Sipas Kushtrim Kadriut, rinia e shoqatës “Vatra”, aktivitete të tilla humane kanë organizuar edhe në të kaluarën, me këtë rast ai përmendi koncertin humanitar të organizuar më herët ku i kishin ndihmuar vajzës së re nga Gjilani, Valbona Kqiku, e cila vuante nga kanceri, dhe shërimi i sajë kërkonte shuma ta mëdha parash, duke u munduar kështu sado pak t’ia lehtësojnë gjendjen kësaj vajze, e cila ishte në nevojë dhe kërkon ndihmën e çdo njeriu që mund t’i ndihmoj, raporton 2lonline.
Kadriu ka thënë se të rinjtë e shoqatës “Vatra” janë të gatshme për të ndihmuar sa herë që ka mundësi në forma të ndryshme, të rinjve me nevojë, e ku prioritet kishin t’u ndihmojnë atyre të rinjve dhe të rejave të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme për të cilat nuk gjejnë shërim në Kosovë./Titulli.com/
________________________________________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/postera-A2-Bardh-e-Zi-400-cope.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!