titulli.com
Lokale

Krasniqi: Mos e prekni lapidarin

08.Jan.2013 21:29
0
jakup krasniqiKryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Serbisë, Ivica Daciq, i cili ka kërcënuar se do ta largojë me dhunë lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, të vendosur para Kuvendit Komunal të Preshevës. Ai e ka paralajmëruar Daciqin që mos ta prek lapidarin e dëshmorëve. Krasniqi ka thënë se kërcënimet e Daciqit e dëmtojnë dialogun e nisur për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në mënyrë që të kundërshtohet Beogradi, Krasniqi thotë se duhet reciprocitet në kërkesat e qytetarëve të veriut të Kosovë me ato të shqiptarëve të jugut të Serbisë, territor që ai e quan ndryshe. “Duhet parë sigurisht me reciprocitet në mënyrë të veçantë me atë që ata po kërkojnë për serbët e pjesës veriore të Kosovës, natyrisht edhe ne duhet ta kemi parasysh shqiptarët e pjesës lindore të Kosovës”, ka thënë Krasniqi, raporton Klan Kosova. Ai ka folur edhe për deklaratat e kryeministri të Shqipërisë, Sali Berisha, për ligë unike të futbollit dhe ato të Aleancës Kuq e Zi për Bashkim Kombëtar, deklarata të cilat Krasniqi i quan folklor politik me qëllime elektorale, transmeton Telegrafi. “Mendoj se duhet të këtë veprime konkret e pastaj të vijë deklaratat pas veprimeve”, tha Krasniqi, duke shtuar se janë vetë politikanët që e kanë penguar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. “Faj është i politikës që ka marrë përgjegjësi me krye punë sipas kushtetutave dhe ligjeve që i kemi”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se nuk është kundër bashkimit kombëtar, por kjo gjë duhet të kërkohet në bazë të rrethanave të krijuar politike në Ballkan. /Titulli.com/ _____________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/hOcdxrmw904
“Vatra” organizon mbrëmje humanitare
Këmbëngulja për monumentin e UÇPMB-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration