Lokale
Diplomatët: Zhvendoseni përmendoren dhe ndryshojeni flamurin!
Përfaqësues diplomatik të vendeve Perëndimore i kanë propozuar partive politike shqiptare në Preshevë që ta zhvendosin vet lapidarin në një lokacion tjetër.
Sipas burimeve diplomatike të gazetës Danas, ideja e diplomatëve është që me anë të kësaj mënyre të ndalohet intervenimi pjesëtarëve të organeve shtetërore të Serbisë, të cilët kanë paralajmëruar që me 17 janar, kur edhe në Bruksel është caktuar takimi i radhës Prishtinë-Beograd, do të largojnë këtë lapidar me dëshirë ose me forcë.
Diplomatët, sipas këtij burimi, përveç zhvendosjes së lapidarit kanë kërkuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar që me urgjencë të aprovojë një propozim se si do të duket flamuri i bashkësisë nacionale shqiptare në Luginë, në mënyrë që ti iket vendosja e flamurit siç thuhet të “Shqipërisë” në tubimet që po mbahen, në përputhshmëri me ligjet mbi pakicat nacionale në Serbi./Titulli.com/
_________________________________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/presheva2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!